TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Prill 2025, 21:13

Tragjedia në Kanada, shkon në 11 numri i viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Kanada, shkon në 11 numri i viktimave

Shkon në 11 numri i personave që humbën jetën në Kanada pasi një makinë u fut mes turmës dhe mori përpara njerëzit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Vankuver të Kanadasë, ku po mbahej festivali vjetor Lapu Lapu, një ngjarje kulturore filipinase.

Ndërsa disa persona mbetën të plagosur dhe u transportuan në spitale të ndryshme. Ndërkohë shefi i policisë së Vankuverit, Steve Rai tha se autori ndodhej në paraburgim.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Vancouverit në Kanadanë Perëndimore, ku një 30-vjeçar sulmoi turmën e një festivali, duke shkaktuar vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Dëshmitarët kanë përshkruar skena të tmerrshme, ku trupa të pajetë dhe të plagosur ishin shpërndarë kudo në vendin e ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje