TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Korrik 2025, 22:30

Trump mbërrin në Britani, i thur elozhe Starmer-it dhe shmang komentet për çështjen “Epstein”

Shkruar nga Pamfleti

Trump mbërrin në Britani, i thur elozhe Starmer-it dhe shmang komentet

Donald Trump ka mbërritur në Britaninë e Madhe. AI u ndal para gazetarëve, teksa u pyet për Palestinën e deri tek marrëdhëniet me Europën dhe Kryeministrin britanik, Sir Keir.

I pyetur për vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin e Palestinës, Trump shmangu kritikat e ashpra, duke zgjedhur një ton më diplomatik:

“Kjo është ajo që ai bën, është në dorën e tij, jo në dorën time,” tha presidenti amerikan, duke shtuar se “e respekton Macronin, pavarësisht dallimeve”.

Në lidhje me një marrëveshje tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, Trump u shpreh se ka një “shans 50-50” për arritjen e saj, duke ruajtur skepticizmin që ka shfaqur edhe më herët për këtë çështje të ndjeshme ekonomike.

Trump u tregua dukshëm më entuziast kur foli për Kryeministrin britanik Sir Keir Starmer:

“Më pëlqen Kryeministri juaj, është pak më liberal se unë, por është njeri i mirë. Ai arriti të mbyllë një marrëveshje tregtare që kishin 12 vite që po e diskutonin. Është një marrëveshje e mirë për Mbretërinë e Bashkuar,” tha Trump, duke konfirmuar gjithashtu se pritet ta takojë Starmerin të premten në mbrëmje.

Në konferencën për shtyp, Trump u pyet edhe për çështjen Ghislaine Maxëell dhe dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein, një temë që e ka ndjekur edhe gjatë vizitave ndërkombëtare.

“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Ajo po flet me një njeri shumë të zgjuar dhe shumë të mirë, Todd Blanch,” u shpreh Trump, duke shtuar se shumë njerëz i kërkojnë të shprehet për një falje të mundshme për Maxëell, por se “ky nuk është momenti për të folur për falje. Jo tani.”

Lini një Përgjigje