Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se nuk ka konfirmim nëse Mojtaba Khamenei, djali i liderit suprem të Iranit, është ende gjallë.
“Nuk e dimë”, u përgjigj Trump në një intervistë për New York Post. “Besojmë se ka shumë gjasa të jetë gjallë, por në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë”, shtoi ai.
Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur në publik që prej 28 shkurtit, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit.
“Askush nuk ka lajme për të”, shtoi Trump.
Intervista u dha vetëm disa orë pas një sulmi iranian ndaj një rafinerie izraelite, goditja më e fundit ndaj infrastrukturës energjetike në konfliktin që ka hyrë tashmë në muajin e dytë.
Lini një Përgjigje