TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shtator 2025, 19:50

Trupat izraelite përparojnë në qytetin e Gazës, mijëra palestinezë braktisin vendin

Shkruar nga Pamfleti

Trupat izraelite përparojnë në qytetin e Gazës, mijëra

OBK thotë se rreth 650,000 njerëz mbeten në Qytetin e Gazës ndërsa Izraeli përshkallëzon ofensivën e tij.

Sipas mediave, mijëra palestinezë po vijojnë të largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa ofensiva e madhe tokësore e Izraelit që synon pushtimin e zonës hyn në ditën e dytë.

Izraeli thotë se qëllimi i tij është të lirojë pengjet e mbajtura nga Hamasi dhe të mposhtë deri në 3,000 luftëtarë në atë që e përshkruan si "bastioni i fundit" i grupit, por ofensiva ka marrë dënim të gjerë ndërkombëtar.

Udhëheqësit e më shumë se 20 agjencive kryesore të ndihmës, përfshirë Save the Children dhe Oxfam, thanë se 'situata ç’njerëzore në Gaza është e papranueshme'.

Kjo vjen një ditë pasi një komision hetimor i OKB-së arriti në përfundimin se Izraeli kishte kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, një akuzë që qeveria izraelite e mohoi me force.

Mes bombardimeve në shkallë të gjerë izraelite, Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se spitali i fëmijëve al-Rantisi në qytetin e Gazës u shënjestrua në tre sulme të ndara izraelite të martën në mbrëmje, duke bërë që rreth gjysma e pacientëve të largoheshin.

Një burim në spital tha se nuk kishte të lënduar, por njësitë e ajrit të kondicionuar, rezervuarët e ujit dhe panelet diellore u dëmtuan rëndë.

"Ky spital është i vetmi objekt i specializuar për fëmijët me kancer, probleme të veshkave dhe gjendje të tjera kërcënuese për jetën", u shpreh Fikr Shalltoot, drejtor i organizatës bamirëse Ndihmë Mjekësore për Palestinezët në Gaza.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se po shqyrtonin raportet. 

Lini një Përgjigje