TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2023, 12:21

U diagnostikua me leucemi, Berlusconi reagon për herë të parë: Është e vështirë, por do t’ia dal si gjithmonë

Shkruar nga Pamfleti

U diagnostikua me leucemi, Berlusconi reagon për herë të

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka kaluar natën e dytë në repartin e terapisë intensive në spitalin San Raffaelo në Milano, pasi po vuan prej disa kohës nga leucemia.

48 orë pasi u shtrua në spital, Silvio Berlusconi kërkoi të fliste me redaktorin e gazetës Il Giornale.

Ai tha se ish kryeministri Italian, ka treguar se ndodhet në një gjendje të vështirë, por që do t’ia dalë. Theksoi se ka arritur t’ia dalë me sukses edhe në situata të tjera të vështira.

“Toni i presidentit, padyshim, nuk është i njëjtë si gjithmonë, por zëri ishte i fortë dhe dëshira për të folur e madhe. Ai nuk është i ri, por ka shpirtin e luftëtarit, “ tha Augusto Minzolini.

Ai më përshëndeti me mirësjellje si zakonisht dhe fjalia e parë që tha ishte në formën e një premtimi.

“Është e vështirë, por do t’ia dalë edhe kësaj radhe. Kam arritur të kem sukses edhe në situata të tjera të vështira dhe delikate”, tha ish kryeministri Italian.

 

berulsconi itali

Lini një Përgjigje