TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shkurt 2026, 19:19

U vra nga Shërbimi Sekret pasi hyri në rezidencën e Trump, publikohet fotoja e 21-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

U vra nga Shërbimi Sekret pasi hyri në rezidencën e Trump,

Publikohet fotoja e 21-vjeçarit Austin Tucker Martin nga Karolina e Veriut, i cili u qëllua për vdekje nga agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së pasi hyri i armatosur në pronën e Donald Trump në Mar-a-Lago, Florida.

Sipas mediave amerikane, Martin mbante me vete një pushkë gjahu dhe u neutralizua pasi ngriti armën në një “pozicion qitjeje” gjatë përballjes me oficerët e sigurisë.

Fotografia e tij ishte publikuar disa ditë më parë nga familjarët si njoftim për person të zhdukur në Qarkun Moore, Karolina e Veriut, me emrin “Tucker Austin Martin”.

Hetuesit bënë të ditur se 21-vjeçari i armatosur në Mar-a-Lago dyshohej të kishte udhëtuar nga Karolina e Veriut drejt Floridës.

U vra nga Shërbimi Sekret pasi hyri në rezidencën e Trump,
Autori-Austin Tucker Martin

Policia lokale nuk ka pranuar të komentojë mbi statusin e raportit të zhdukjes, pasi është pyetur nga rrjeti amerikan NBC News, duke mos dhënë mbi çështjen.

Nga të dhënat publike, 21-vjeçari nuk rezulton të ketë pasur precedentë të mëparshëm penalë. Gjithashtu, sipas regjistrave publikë, ai ishte votues i regjistruar dhe kishte marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.

Autoritetet federale vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit në kompleksin Mar-a-Lago.

Lini një Përgjigje