
Papa Françesku ka bërë thirrje për "respektim" të objekteve fetare në Ukrainë pasi autoritetet ukrainase i dhanë Kishës Ortodokse Ukrainase (UOC) të lidhur me Rusinë një afat kohor për të liruar selinë e saj.
Selia e UOC-së në kompleksin historik të Kyiv Pechersk Lavracomplex ka kohë deri më 29 mars për të lënë vendin e saj, pasi qeveria po godet një organizatë që ajo pretendon se është pro-ruse dhe bashkëpunon me Moskën.
Në fjalimin e tij të përjavshëm nga Sheshi i Shën Pjetrit, Papa u kërkoi palëve ndërluftuese [në Ukrainë] të respektojnë objektet fetare dhe lavdëroi njerëzit që ia kushtojnë jetën lutjes, qofshin ata të çdo besimi.
Në fillim të këtij muaji, Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse dhe një mbështetës i vendosur i pushtimit të Rusisë, i kërkoi Papa Françeskut dhe udhëheqësve të tjerë fetarë që të bindin Ukrainën që të ndalojë goditjen e saj kundër UOC.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës që nga tetori ka kryer kontrolle në kishat e UOC, ka vendosur sanksione ndaj peshkopëve dhe mbështetësve të saj financiarë dhe ka hapur çështje penale kundër dhjetëra klerikëve.