TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Mars 2026, 18:27

“Vdekja e liderit nuk është fundi”, Reza Pahlavi: Rrëzoni Republikën Islamike!

Shkruar nga Reza Pahlavi

“Vdekja e liderit nuk është fundi”, Reza Pahlavi:

Reza Pahlavi, ish-princi trashëgimtar dhe djali i shahut të fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi – i rrëzuar nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 – ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për rrëzimin e regjimit aktual në Teheran.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Pahlavi shkruan se vdekja e liderit suprem nuk përbën “fundin” e sistemit aktual dhe u bën thirrje qytetarëve që të “rrëzojnë” Republikën Islamike.

Ai thekson se populli duhet të përgatitet për “prani masive dhe vendimtare në rrugë”, ndërsa i inkurajon iranianët që të bëjnë thirrje dhe të brohorasin edhe nga shtëpitë gjatë natës.

Më herët, ai u kishte bërë thirrje zyrtarëve iranianë që të “dorëzohen”, ndërsa forcave të armatosura dhe organeve të sigurisë u kërkoi të përdorin armët e tyre për të “mbrojtur popullin e madh iranian” dhe jo “republikën e krimit”, me qëllim që “të përfundojë sa më shpejt makthi” i regjimit.

Gjatë protestave të fundit kundër qeverisë në Iran, Pahlavi është shfaqur si një nga figurat më të spikatura të opozitës jashtë vendit. Në disa zona, demonstruesit kanë brohoritur emrin e tij, duke e konsideruar simbol të rezistencës ndaj regjimit aktual.

Autoritetet iraniane nuk kanë reaguar deri tani ndaj deklaratave të tij.

Lini një Përgjigje