Bota13 Maj 2023, 17:57

Zelensky vizitë në Vatikan, presidenti ukrainas takohet me Papa Françeskun

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky vizitë në Vatikan, presidenti ukrainas takohet me Papa

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit që pati në Itali ditën e sotme me presidentin Sergio Mattarella dhe kryeministren Giorgia Meloni, ai është nisur drejt Vatikanit, ku u prit nga Papa Françeskun.

Ky është takimi i parë mes Zelenskyt dhe Papa Françeskut, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. Vizita e tij në Vatikan vjen pas komenteve intriguese të Papa Françeskut muajin e kaluar, kur ai la të kuptohet se ishte përfshirë në një plan të fshehtë paqeje në Ukrainë,  një nismë që nuk u konfirmua nga Moska dhe Kremlini. Mësohet se takimi ka zgjatur për rreth 40 minuta.

Zelensky vizitë në Vatikan, presidenti ukrainas takohet me Papa

Papa i ka dhuruar Zelenskyt një skulpturë të vogël që përfaqëson një degë ulliri, një simbol i paqes. Në këmbim, presidenti ukrainas i dha Papës një ikonë të Madonna-s të pikturuar në mbetjet e një jeleku antiplumb.

Papa bën lutje të shpeshta me pasion në emër të popullit të "martirizuar" të Ukrainës dhe ka thënë se do të dëshironte të shkonte në Kiev dhe Moskë nëse një pelegrinazh papal mund të çonte përpara kauzën e paqes.

Muajin e kaluar, kryeministri i Ukrainës u takua me Papa Françeskun në Vatikan dhe tha se ai i kërkoi udhëheqësit fetar të ndihmonte Ukrainën të kthente fëmijët e marrë ilegalisht në Rusi gjatë pushtimit.

zelensky françesku vatikan takim