TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2023, 09:09

Zjarr i madh në ishullin grek Zakynthos, autoritetet greke japin alarmin

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në ishullin grek Zakynthos, autoritetet greke japin alarmin

Një zjarr i madh ka përfshirë ishullin e Zakynthos në Greqi. Zjarri ka rënë në zonën e pyllëzuar të Tsilivi.

Autoritetet greke kanë lëshuar alarmin dhe kanë bërë thirrje për evakuimin e banorëve në këtë zonë pasi rrezikohen banesat.

Mediat greke raportojnë se flakët janë përhapur në një zonë të banuar.

Në vendngjarje kanë shkuar 23 zjarrfikës dhe 13 automjete për të shuar zjarrin.

Ndërsa banorëve të zonës u është dërguar në celular një mesazh emergjence, që u kërkohet të jenë gati në rast se kërkohet evakuimi i menjëhershëm.

zakynthos zjarr greqi

Lini një Përgjigje