TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2026, 17:24

Aksion në Sarandë, hiqen 14 mole detare në Ksamil; sekuestrohet një anije!

Shkruar nga Pamfleti
Aksion në Sarandë, hiqen 14 mole detare në Ksamil; sekuestrohet
Foto ilustruese

Një aksion i përbashkët i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, Policisë Bashkiake dhe forcave “Shqiponja” ka çuar në largimin e 14 moleve detare në zonën e Ksamilit.

Ndërhyrja është kryer në kuadër të zbatimit të vendimit të Këshillit Bashkiak të Sarandës për reduktimin e numrit të korridoreve ujore, me qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e menaxhimit të hapësirave detare gjatë sezonit turistik.

Autoritetet bëjnë me dije se aksioni është zhvilluar pa incidente, pasi pronarët e mjeteve lundruese kanë bashkëpunuar me strukturat ligjzbatuese gjatë procesit të largimit të moleve.

Ndërkohë, në një tjetër operacion në Sarandë, policia ka bllokuar dhe sekuestruar një anije që dyshohet se qarkullonte me dokumentacion të falsifikuar. Mjeti lundrues është shoqëruar në Portin Detar të Sarandës, ku po kryhen procedurat administrative dhe verifikimet përkatëse.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të verifikuar vlefshmërinë e dokumentacionit të sekuestruar.

aksion në sarandë

Lini një Përgjigje