TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2026, 16:00

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, 1 person i plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, 1 person i
Pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan.

Mësohet se 3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore. Raportohet se, personat e tjerë të përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime të lehta.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

aksident korçë-pogradec 1 i plagosur

Lini një Përgjigje