Athian vijon të përfshihet në debatin për Zvërnecin, duke rritur presionin dhe sulmet...
Incidenti në Zvërnec vijon të prodhojë reagime në Greqi. Pas deklaratave të zyrtarëve grekë dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të Athinës në debatin për projektin turistik, në skenë ka dalë edhe eurodeputetja greke Afroditi Latinopoulou, e cila ka kërkuar dëbimin e ambasadores shqiptare nga Greqia.
Duke folur për televizionin grek SKAI, kryetarja e partisë “Zëri i Arsyes” e cilësoi situatën si të papranueshme dhe kërkoi reagim të ashpër nga autoritetet greke.
“Qeveria duhet të flasë seriozisht, seriozisht, hapur, publikisht dhe në mënyrë panevropiane në lidhje me dëbimin e ambasadores shqiptare”, deklaroi ajo.
Latinopoulou nuk u ndal vetëm te incidenti në Zvërnec. Ajo sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke përmendur aktivitetet e tij elektorale në Greqi dhe duke pretenduar se ato kanë shkaktuar reagime negative në opinionin publik grek.
“Duhet të më thoni nëse ka një grek tani që ndihet krenar për deklaratat e Ramës. A mendoni se ndihemi krenarë kur e shohim Ramën të hyjë dhe të bëjë zhurmë në vendin tonë, të mbajë fjalime zgjedhore dhe tubime?”, tha eurodeputetja.
Deklaratat vijnë në një kohë kur çështja e Zvërnecit ka kaluar kufijtë e një debati lokal dhe është kthyer në temë të politikës greke. Ajo që bie në sy është fakti se një investim dhe një përplasje e ndodhur në territorin shqiptar po shoqërohen me reagime të vazhdueshme nga Athina, duke nxitur pyetje se deri ku shkon interesi i politikës greke për një çështje që i përket institucioneve shqiptare.
Ndërsa autoritetet shqiptare po trajtojnë incidentin sipas procedurave ligjore, në Greqi vijojnë thirrjet për presion diplomatik ndaj Tiranës, duke e kthyer Zvërnecin në një tjetër pikë përplasjeje politike mes qarqeve të caktuara greke dhe Shqipërisë.
Mos u merrni me gishtin, shikoni qelbesiren..
Bq qelbesirat eshte grekja dhe ata qe merren me ate di ajo jane fashiste sadiste terroriste ndaj popullit shqiptar Ajo dhe te tjer grek si ajo perfutojne nga tradhetaret ketu ne Shqiperi ndoshta jeni dhe ju ne grupin Sal.l Rama
Nga politikanët Ballkanik çdo gjë mund të presësh. Kjo grekja simpatike kishte për të thenë diçka e tha, tani të dëgjojmë buzuki!
Qenka e mire kjo femra, se mos ua rrembejne pimpet e ua dergojne sheikeve.