Kompania investuese reagoi pas protestave për projektin në Zvërnec, duke theksuar se investimi është ndër më të mëdhatë private në rajon dhe se do të ndiqen me përpikëri të gjitha procedurat ligjore.
Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri deklaroi se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen”.
Kjo përgjigje erdhi pasi "Radio Evropa e Lirë" iu drejtua kompanisë së lidhur me Kushnerin, Affinity Partners, pas protestave tashmë disaditore në Shqipëri kundër një projekti turistik në Zvërnec, pranë Vlorës.
“Fokusi ynë mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, u shpreh Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.
“Jemi të entuziazmuar për mundësinë për të krijuar një destinacion të klasit botëror dhe për të realizuar një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”, shtoi ai.
Protestat në Zvërnec kundër punimeve për një projekt turistik në zonën Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë nisën javën e kaluar. Kjo zonë është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.
Protestat vijuan edhe ditëne sotme në kryeqytetin Tiranë, me thirrje për anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Banorë të zonës, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis, pronësinë e tokës dhe transparencën e investimit.
Ndërkohë, organizatat për mbrojtjen e mjedisit kanë nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online.
Por, kryeministri Rama e ka mbrojtur projektin dhe është shprehur se nuk do të ndalet për sa kohë është kryeministër.
Rama tha po ashtu se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bllokuar një transaksion prone të lidhur me projektin. SPAK-u nuk e ka konfirmuar publikisht bllokimin e ndonjë transaksioni.
SPAK-u konfirmoi më 1 qershor se ka nisur një hetim lidhur me Zvërnecin, por nuk dha detaje se çfarë po hetohet saktësisht.
Projekti ka marrë vëmendje edhe për shkak të deklarimeve të mëhershme të Kushnerit. Në mars të vitit 2024, ai tha se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.
Kompania e Kushnerit mori statusin e investitorit strategjik në dhjetor të vitit 2024 për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Rama.
Sa i përket Zvërnecit, Rama deklaroi sot se Kushner “nuk ka bërë kërkesë për të qenë investitor strategjik”.
jashte CIFUTET, natura eshte e Shqipetareve, ti gezojne femijet tane!
Jashte cifutet, arabet, sllavet, turqit, greket qe na kane kryer vetem krime te renda ndaj kombit tone sa e kane cuar drejt fundit te egzistences. Te gjithe jane treguar mosmirenjohes e te pabese me racen tone. Si mundet barbaret e shkretetirave e stepave te na japin mend e te na ndertojne vendin? E ndertojme vete, por ne fillim te heqim kuajt tane te Trojes.
Ne gjithe boten projektet e medhaja kane investor te fuqishem. Nese duam si ne komunizem te shohim rosat e lejleket se nuk na duhen turistet atehere protesta eshte e drejte. Po deshem zhvillim, duke respektu ligjet duhet mbeshtetur projekti. Cfare prisni qe keta refugjatet e ardhur nga Greqia me autobuz do zhvillojne zonen me qe kane mesuar te bejne paidhaqe e te hedhin trendafila ne buzuk. Njerez jemi ne kapitalizem , kush ka leke investon kush ska , punon si gjithe Bota. Te arrish te sjellesh kete cilesi investoresh ne Shqiperi a e dini cdo te thote??? Deri dje nuk na fusnin ne diskoteke meqe ishim Shqiptar. Zoti ju rujt mendt kush e kundershton projektin. Shpresoj te mos dorezohet Rama.