TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2026, 19:29

“Derisa vdekja t’i ndajë”, ironia e fortë e protestuesve për Ramën dhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti
“Derisa vdekja t’i ndajë”, ironia e fortë e
Fotoja nga protesta

Mes thirrjeve kundër projektit në Zvërnec dhe akuzave ndaj qeverisë, protestuesit para Kryeministrisë kanë zgjedhur edhe ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre politike.

Një nga momentet që ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë tubimit ishte shfaqja e një fotografie të montuar ku kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiten duke u puthur. Mbi foto ishte vendosur shprehja: “Derisa vdekja t’i ndajë”, në një referencë të qartë ndaj një martese simbolike politike.

Mesazhi i protestuesve ishte se, pavarësisht përplasjeve publike mes dy liderëve, ata i konsiderojnë PS-në dhe PD-në si pjesë të të njëjtit establishment politik.

Fotoja u mbajt për disa minuta mes turmës dhe u fotografua nga pjesëmarrës të shumtë, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të protestës.

Tubimi para Kryeministrisë u zhvillua për të tretën ditë radhazi kundër projektit turistik në Zvërnec. Protestuesit kërkojnë heqjen e gardhit të vendosur në zonë dhe pezullimin e investimit, ndërsa kanë paralajmëruar se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Derisa vdekja t’i ndajë”, ironia e fortë e

rama berisha

Lini një Përgjigje