TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2026, 18:42

Protesta për Zvërnecin, të rinjtë hipin në shkallët e Kryeministrisë; ndërhyn policia

Shkruar nga Pamfleti
Protesta për Zvërnecin, të rinjtë hipin në
Të rinjtë rrethojnë Kryeministrinë

Protesta kundër zhvillimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit ka vijuar edhe këtë të hënë para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Dhjetëra të rinj janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit që ka ngjallur debat publik. Një pjesë e protestuesve janë ngjitur në shkallët e Kryeministrisë, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Menjëherë ka ndërhyrë policia për t'i larguar.

Protesta për Zvërnecin, të rinjtë hipin në
Momenti kur ndërhyn policia

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje dhe slogane kundër qeverisë, ndërsa në një moment nga pjesëmarrësit është artikuluar edhe apeli: “Jo provokime!”, duke kërkuar që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore.

Protesta për Zvërnecin, të rinjtë hipin në

Protestuesit shprehen se kundërshtojnë ndërhyrjet e planifikuara në zonën e Zvërnecit, të cilën e konsiderojnë një pasuri me vlera të veçanta natyrore dhe kulturore.

Tubimi po zhvillohet nën praninë e forcave të policisë, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente. Organizatorët kanë paralajmëruar se reagimet publike do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

policia protesta

Lini një Përgjigje