TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2026, 07:38

Mahmutaj: Salianji nuk po arrin të sfidojë Berishën, ka marrë kontrollin e plotë të PD

Shkruar nga Pamfleti

Mahmutaj: Salianji nuk po arrin të sfidojë Berishën, ka

Gazetari Fatos Mahmutaj ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike, duke vënë në dukje atë që ai e konsideron si një kontradiktë në qëndrimet e Sali Berishës lidhur me proceset zgjedhore.

Teksa ka folur për zgjedhjet me një kandidat të vetëm, Mahmutaj kujtoi deklaratat e mëparshme të Berishës, sipas të cilave ky model ishte i papranueshëm.

“Berisha nuk është shprehur një herë për zgjedhje me një kandidat, është shprehur disa herë. Përpara disa muajsh u shpreh se është absurde dhe e papranueshme dhe, sipas tij, vetëm komunistët kishin bërë zgjedhje me një kandidat”, tha Mahmutaj.

Ai shtoi se deklarata të ngjashme janë bërë edhe në kohën e zgjedhjeve vendore të bojkotuara nga demokratët, kur Berisha i kishte cilësuar ato si të papranueshme.

Në analizën e tij, Mahmutaj u ndal edhe te figura e Ervin Salianjit, i cili së fundmi ka artikuluar qëndrime kritike ndaj drejtimit aktual të partisë.

“Salianji nuk ishte një kandidat i denjë për t’ia marrë partinë nga duart Berishës. Ka gati një vit e ca që vjen rrotull dhe nuk ka arritur të bëjë bashkë 100 demokratë”, u shpreh gazetari.

Sipas Mahmutajt, pavarësisht angazhimit publik dhe protestave të zhvilluara, Salianji nuk ka arritur të krijojë një lëvizje të mjaftueshme për të sfiduar ndikimin e Berishës brenda Partisë Demokratike.

“Salianji bën protesta, por ngelet në hijen e Berishës”, deklaroi gazetari.

gazetari fatos mahmutaj partia demokratike berisha salianji

Lini një Përgjigje