TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2026, 16:42

Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e provimit të gjuhës së huaj

Shkruar nga Pamfleti

Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e provimit të gjuhës

Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën Shtetërore 2026. Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan më 2 qershor provimit të parë të Maturës Shtetëror, atij të Gjuhës së Huaj dhe tani kanë mundësin të shohin rezultatet e tyre.

Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, krahas linkut, në të cilin maturantët mund të gjejnë edhe vlerësimin.

Kujtojmë se dy ditë më parë ata u testuan në Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, ndërsa më 16 qershor do të vijojnë me Matematikën, për ta përmbyllur më 23 qershor me provimin me zgjedhje.

matura

Lini një Përgjigje