TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2026, 13:45

“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”, Artan Hoxha: Sa u pagua për ekzekutimin

Shkruar nga Pamfleti
“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”, Artan Hoxha: Sa u
Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha u ndal edhe njëherë te çështja e Ervis Martinajt, duke deklaruar se tashmë dihen si autori i dyshuar i ekzekutimit, ashtu edhe shuma që dyshohet se është paguar për vrasjen e tij.

Sipas Hoxhës, Martinaj nuk arriti të menaxhonte pushtetin që kishte krijuar, ndërsa theksoi se ai ishte një personazh publik që nuk fshihej dhe kishte një jetë të ekspozuar.

“Çfarë provash ka deri tani? Ne sot e dimë kush është edhe ekzekutori. Dimë edhe shuma që u vendos për t’u vrarë. Nëse themi që ai që ka bërë vrasjen ka marrë 500 mijë, ai që e ka bërë mendon se ne nuk e dimë kush është? Ervis Martinaj nuk ishte një njeri që fshihej. Kishte qejf lokalet e natës, të shoqërohej me artistë, me politikanë, me njerëz të medias, me vajza të ekranit. Një njeri me këtë lloj horizonti dhe me kaq pushtet që mori…

Llogaria që bëri gabim Ervis Martinaj ishte që nuk e kontrolloi dot pushtetin që bëri. Do të kërkoja minimalisht që policia e shtetit të japë aq prova sa ka, pa prishur hetimin të thotë: ‘Ervis Martinaj, nga kaq informacion që kemi, nuk jeton’. Babai i Martinajt vjen dhe pyet për fatin e djalit të vetë. Këto informacione të japin, jo për luanin”, u shpreh Artan Hoxha.

 

Lini një Përgjigje