Disa banorë të zonës pranë fshatit Mengël në Elbasan, ku një 7-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga automjeti që drejtohej nga regjisori Petri Bozo, janë shprehur se aksi rrugor Elbasan-Librazhd konsiderohet tepër i rrezikshëm.
Banorët thanë se edhe në të kaluarën në këtë segment janë regjistruar aksidente të shumta me pasoja fatale, ndërsa komentuan edhe deklaratën që regjisori dyshohet se ka dhënë pas ngjarjes.
Sipas raportimeve mediatike, Petri Bozo mësohet të ketë deklaruar se po lëvizte në mënyrë të rregullt në rrugën nacionale dhe se automjeti po qarkullonte me shpejtësi të ulët.
Një prej banorëve e cilësoi të papranueshme deklaratën e tij, duke kërkuar ndërhyrje dhe masa nga shteti.
“Ka shumë lëvizje makinash, shumë aksidente kanë ndodhur, me pasoja vdekjeje. Mund të jenë rreth 10 vetë që kanë vdekur”, tha një banor.
Ndërsa një tjetër u shpreh:
“E keqja më e madhe vjen nga kjo, si ai bëri këtë dëm edhe del ‘se është e drejta ime’. Si ka të drejtë? Si ka të drejtë të shtypë fëmijët? Ty apo mua? Unë për veten time them se shteti nuk duhet të marrë jo vetëm një masë, se më kriminel se është treguar nuk është treguar ndonjëherë. Ky është krim më i rëndë. Kushdo të jetë, edhe unë të jem. Rruga është e rrezikshme. Janë bërë shumë aksidente”, u shpreh ai.
Ama regjizor qenka muti, mos pyet me gjate.