TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2026, 21:26

“O Sali o fosil, prite Ramën në azil”/ “Flamingot” mbush sheshin para Kryeministrisë!

Shkruar nga Pamfleti
“O Sali o fosil, prite Ramën në
“Flamingot” para Kryeministrisë!

Vijon edhe në ditën e 19-të protesta e qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qindra protestues u mblodhën para godinës së Kryeministrisë, ku shprehën pakënaqësitë e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve kundër drejtuesve politikë të vendit. Gjatë tubimit u dëgjuan slogane si “Rama dhe Berisha në burg”, duke shënjestruar figurat kryesore të politikës shqiptare.

Një nga momentet më të veçanta të protestës ishte organizimi i një performance simbolike të quajtur “Marshimi i flamingove”. Disa aktivistë u shfaqën me flamingo të improvizuara, duke ironizuar klasën politike përmes mesazheve satirike.

Gjatë marshimit, aktivistët hodhën thirrjen: “O Sali o fosil, prite Ramën në azil”, një slogan që synonte si ish-kryeministrin Sali Berisha, ashtu edhe kryeministrin aktual Edi Rama.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe është pjesë e një serie tubimesh që kanë vijuar prej 19 ditësh, me organizatorët që kërkojnë ndryshime politike dhe mbajtjen e përgjegjësive nga drejtuesit e vendit.

protesta marshimi i flamingove

Lini një Përgjigje