
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ka vizituar në Spitalin Rajonal të Lezhës tre të rinjtë nga Kosova që po marrin trajtim mjekësor pas ngjarjes tragjike të ndodhur në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Në vizitë ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, të cilët u njohën nga afër me gjendjen shëndetësore të të rinjve dhe masat e marra nga stafi mjekësor.
Sipas ambasadorit Durmishi, gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar dhe ata vijojnë të marrin kujdes të specializuar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Ai shprehu mirënjohjen për ekipet mjekësore dhe autoritetet vendore për reagimin e shpejtë pas ngjarjes, si dhe solidaritetin me familjet e të rinjve të përfshirë në këtë tragjedi.
Ndërkohë, mjekët bëjnë me dije se pacientët po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme dhe se deri në këto momente parametrat e tyre jetësorë paraqiten të qëndrueshëm.
Lini një Përgjigje