Nuk kanë fund bëmat e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.
Teksa rrëshqitja e kodrës te zona e Currilave është kthyer në emergjencë, pasi rrezikohen banesat dhe shumë familje janë evakuuar, Emiriana Sako e ka marrë me terezi.
Ajo ka deklaruar se stabilizimi i kodrës kërkon një projekt të detajuar teknik dhe një investim të konsiderueshëm financiar, i cili tejkalon mundësitë e buxhetit të Bashkisë. Për këtë arsye u ka kërkuar banorëve të presin sa të gjenden fondet, të cilat do të kërkohen në BE.
“Që pas janarit kemi kërkuar mbështetjen e institucioneve, për të bërë të mundur analizat gjeologjike të kodrës dhe të hartojmë një projekt të detajuar që te kemi të mundur ta financojmë. Do të jetë një projekt shumë i rëndësishëm dhe ka vlerë të madhe dhe nuk e mbulojmë dot nga bashkia. Do të kërkojmë mbështetje nga qeveria dhe nga fondet ndërkombëtare, pasi mund të përfitojmë nga fondet e BE për mjedisin”, tha ajo.
Por vallë a mund të presë kodra sa Emiriana të gjejë fondet? Është një masë shumë e madhe dheu që ka lëvizur dhe duhet ndërhyrje emergjente. Mirëpo për kryebashkiaken nuk është se prish punë, banorët le të ngrohen në diell.
Lini një Përgjigje