35-vjetori i Partisë Socialiste po sjell episode gjithnjë e më të pazakonta.
Teksa ditët e fundit socialistët u përfshinë në polemika pas dekorimit të Bardhyl Agasit, babait të Ergys Agasit, si edhe të ish-deputetit Jurgis Çyrbja, i cili doli nga burgu pas hetimeve për lidhje me bandat kriminale, tani vjen një tjetër “risi” nga Korça.
Një aktiviste e Partisë Socialiste ka zgjedhur të festojë përvjetorin e PS-së duke bërë tatuazh në krah emrin e kryeministrit Edi Rama dhe deputetes socialiste Romina Kuko.
E reja njihet si militante aktive në strukturat e PS-së në Korçë dhe kjo nuk është hera e parë që bën tatuazhe me emra politikanësh socialistë. Më herët ajo kishte bërë tatuazh edhe emrin e ish-deputetes Eni Zake.
Ndërkohë, festimet e 35-vjetorit të PS-së kanë hapur debat të fortë politik, sidomos pas ceremonive në Durrës, ku socialistët shpërndanë dekorata për figura që opozita i konsideron të lidhura me eksponentë të botës së krimit.

Duhet ta kishte bere nga zona e bikinit me mire, aty ka kuptimin: te venca brryllin.
Nuk ka shpresa te behet Shqiperia me keta lloj plehrash. Servile te pafytyre nga te dy krahet e politikes, qe nuk duan ta shohin realitetin