Shqiptarët e diasporës kanë paralajmëruar këtë të diel, 14 qershor, protesta në qytetet më të mëdha të Europës dhe Amerikës së Veriut, për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Më poshtë renditen vendet ku shqiptarët do të mblidhen në sheshe këtë të diel:
-New York (SHBA)
-Chicago (SHBA)
-Boston (SHBA)
-Michigan (SHBA)
-Toronto (Kanada)
–Berlin
-Mynih
-Këln
-Stuttgart
-Itali
-Greqi
Athinë (Greqi)
-Gjenova (Itali)
-Faenza (Itali)
-Hagë (Holandë)
-Strasburg (Francë)
-Vjenë (Austri)
-Oslo (Norvegji)
-Odense (Danimarkë)
Ndërkohë nën presion si kurrë më parë nga protestat e përditshme poshtë zyrës së tij, Edi Rama është hedhur në sulm duke i quajtur protestuesit fashistë.
"Dhe kjo po ndodh me shumë njerëz, edhe me ata që kanë një opinion tjetër thjesht dhe shkruajnë postim dhe marrin të shara dhe marrin kërcënime, të cilat flasin për atë që unë e kam thënë që është ditën e parë në këtë konglomerat, në këtë mozaik, ku ka njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, ku ka patjetër njerëz, që kanë vetëm qëllime të mira, ka dhe një komponentë fashiste, një frymë fashiste. Dhe fryma fashiste nuk ka nevojë për uniforma dhe për armë. Fryma fashiste është fryma që thotë: “Shqipëria është e shqiptarëve”, pra, të gjithë të tjerët jashtë nuk janë të mirëseardhur. Siç ishte Gjermania e gjermanëve dhe u bë “delja e zezë” e Europës për vite, vite të tëra pastaj. “Greqia është e grekëve”, thoshin këta hajvanët e Agimit të Artë, që u bënë një problem për Greqinë, e të tjera, e të tjera, e të tjera.", tha Rama.
Në podcastin e tij "Flasim", Rama tha se protestat po shkaktojnë anulime të rezervimeve nga turistët e huaj, që po kthehen në një problem serioz për ekonominë e vendit.
Lini një Përgjigje