TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2026, 14:40

Trafikimi i kokainës nga Amerika Latine, dalin para GJKKO-së 5 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti
Trafikimi i kokainës nga Amerika Latine, dalin para GJKKO-së 5 të
Dalin para GJKKO-së 5 të arrestuarit

Disa nga të arrestuar pak ditë më parë në kuadër të operacionit të SPAK kundër dy grupeve të dyshuara të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, GJKKO la sot në fuqi masën "arrest në burg" për Orgest Birçajn, Dritan Agën dhe Orest Sotën.

Për Edmond Jaupin u caktua masa e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa Gëzim Islami është liruar kundrejt garancisë pasurore.

Pesë të dyshuarit dolën para gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë, në një seancë që nisi në orën 09:00 dhe u ndërpre për rreth dy orë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t'u njohur me aktet hetimore.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja e çështjes Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

 

trafikimi i kokainës nga amerika latine dalin para gjkko-së 5 të arrestuarit

Lini një Përgjigje