TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2026, 11:34

Vdekja e 15-vjeçarit në pishinën e burrit të nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, gjykata lë në arrest shtëpie Ermal Kokon

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 15-vjeçarit në pishinën e burrit të

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ermal Kokon, pronarin e pishinës “GLOW”, i arrestuar tre ditë më parë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 15-vjeçari Arbër Peçi.

Pishina private 'Glow', ku ndodhi ngjarja e rëndë është në pronësi të Ermal Kokos, burri i nënkryetares së bashkisë. 

Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtarit Ervin Kore. Gjatë shqyrtimit të çështjes, prokurorja Nettila Miftaraj paraqiti argumentet dhe provat që lidhen me rrethanat e ngjarjes së ndodhur në pishinën në pronësi të familjes së nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Ben Pasho kërkoi një masë më të lehtë sigurie për klientin e tij.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi që Ermal Koko të hetohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 

pishina glow

1 Komente

  1. T
    Tony

    Hajde Hajde, më pishina kryetaret e gjykates, ndersa populli hyn burgjeve se, ben ndonje faj të vockel për të jetuar.

    Lini një Përgjigje