Shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur për të dytën ditë radhazi para Ambasadës së Shqipërisë në Londër, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të parashikuar në zonën e Zvërnecit.
Gjatë tubimit, protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe në mbrojtje të mjedisit, pasurive natyrore dhe me kërkesa për më shumë transparencë lidhur me planet e zhvillimit në këtë zonë.
Në protestë u dëgjuan edhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, ku pjesëmarrësit brohoritën slogane si “Rama në burg”, “Rama ik!” dhe “Rama të japë dorëheqjen”, ndërsa valëvitnin flamujt kuqezi.
Tubimi në Londër është pjesë e një serie protestash të organizuara nga diaspora shqiptare në ditët e fundit. Manifestime të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të ndryshme të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e zonës së Zvërnecit dhe kundërshtimin e projektit të planifikuar aty.

Lini një Përgjigje