TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2026, 15:50

“Djali i Khameneit është gjallë”, mediat iraniane: Po merret me çështje të rëndësishme

Shkruar nga Pamfleti
“Djali i Khameneit është gjallë”, mediat iraniane: Po
Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei, djali i Liderit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është gjallë dhe në gjendje të plotë shëndetësore

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, ai po shqyrton “çështje të rëndësishme” që lidhen me vendin, pa dhënë detaje mbi natyrën e tyre.

“Mojtaba Khamenei, djali i Udhëheqësit Suprem, është plotësisht i shëndetshëm”, citohet të ketë deklaruar agjencia. 

Mojtaba Khamenei, djali i dytë i liderit suprem, konsiderohet nga disa analistë si një figurë me ndikim në prapaskenë. Ai raportohet të ketë lidhje të forta me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), një nga strukturat më të fuqishme ushtarake në Iran, si dhe me Basij, rrjetin paramilitar vullnetar që vepron nën ombrellën e Gardës.

Megjithatë, çdo skenar që parashikon një transferim pushteti nga babai te djali përballet me ndjeshmëri politike dhe fetare brenda Republikës Islamike. Tradita klerikale shiite nuk e favorizon trashëgiminë dinastike të pushtetit, veçanërisht në një sistem që lindi nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, i cili përmbysi monarkinë.

Në aspektin formal, Mojtaba Khamenei nuk mban një post zyrtar qeveritar dhe nuk njihet si klerik i rangut të lartë. Ai është përfshirë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara që prej vitit 2019.

Në media po qarkullojnë aludime se Mojtaba Khamenei, djali i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, mund të mos jetë pretendenti kryesor për të marrë drejtimin e vendit në të ardhmen.

Ndonëse emri i tij është përmendur prej vitesh nga disa analistë si një figurë me ndikim dhe si pasardhës i mundshëm, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane që ai të jetë kandidat formal për postin e Udhëheqësit Suprem.

 

mojtaba khamenei ali khamenei

Lini një Përgjigje