
Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale tregon momentin kur një banor në Kuvajt kërcënon me një tub metalik një pilot amerikan, i cili ishte katapultuar me parashutë nga një avion luftarak F-15 i rrëzuar mbi territorin e vendit.
Pamjet tregojnë një grup burrash që afrohen drejt pilotit duke bërtitur, ndërsa njëri prej tyre mban në dorë një tub metalik. Sipas videos, piloti dëgjohet duke përsëritur në anglisht: “Mbrapa! Ndaluni!”, ndërsa burrat i afrohen gjithnjë e më shumë.
Sipas raportimeve që shoqërojnë videon, disa prej personave dyshuan fillimisht se piloti ishte iranian, çka duket se rriti tensionin në momentet e para të përballjes.
Situata u qetësua pasi piloti u tha se ishte amerikan. Pas kësaj, burrat u tërhoqën dhe e lanë të lirë.
Sipas informacioneve të publikuara, piloti ndodhej në një nga tre avionët amerikanë që u rrëzuan gabimisht mbi vendin e Lindjes së Mesme të hënën. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat e incidentit.
Lini një Përgjigje