Presidenti amerikan Donald Trump në reagimin e tij të parë pas publikimit të email-eve të tjera nga dosjet Epstein, tha se informacionet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë e lirojnë atë nga akuzat.
Ndërsa fluturonte për në Florida, presidenti amerikan u shpreh “Nuk e pashë vetë, por disa njerëz shumë të rëndësishëm më thanë se jo vetëm që më shfajëson mua, por është e kundërta e asaj që shpresonin njerëzit, e dini, e majta radikale”.
Sipas zëvendësprokurorit të përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, publikimi i fundit i dosjes së Departamentit të Drejtësisë arrin në “rreth dy faqe të Kullave Eiffel”.
Aty përfshihen imazhe të ish-princit Andrew Mountbatten-Windsordhe të ish-ambasadorit britanik në SHBA, Peter Mandelson.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka bërë thirrje që Andrew të dëshmojë para Kongresit Amerikan për lidhjet e tij me Epstein.
“Sa i përket dëshmisë, gjithmonë kam thënë se kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë informacion në çfarëdo forme që i kërkohet ta bëjë këtë”, tha Starmer.
Ju rikujtojmë se ditën e djeshme, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar rreth 3 milionë dokumente të reja lidhur me financierin Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale që u vetëvra n në qeli.
Në volumin më të madh të zbardhur ndonjëherë përfshihen 180 mijë imazhe dhe 2 mijë video. Publikimi vjen gjashtë javë pasi u tejkalua afati ligjor i miratuar nga presidenti Donald Trump për transparencë të plotë mbi këtë çështje.
Sipas zëvendësprokurorit të përgjithshëm Todd Blanche, procesi synon informimin e publikut dhe respektimin e ligjit. Dosjet përfshijnë raporte psikologjike, të dhëna mbi vdekjen e Epstein në burg dhe hetime ndaj bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxëell.
Në dokumente gjenden edhe email-e me figura të njohura publike, përfshirë anëtarë të familjes mbretërore britanike dhe politikanë të lartë.
Disa prej tyre zbulojnë kontakte me Princin Andrew dhe ish-bashkëshorten e tij Sarah Ferguson, pa prova për vepra penale. Dokumentet përmendin gjithashtu presidentin Donald Trump qindra herë, por autoritetet theksojnë se pretendimet ndaj tij janë të pabazuara. Mes korrespondencave shfaqen edhe emaile me miliarderin Elon Musk dhe referenca për Bill Gates, të cilat janë mohuar nga përfaqësuesit e tyre. Avokatja Gloria Allred ka kritikuar publikimin për ekspozimin e identitetit të disa viktimave, duke e quajtur procesin të papërgjegjshëm.
Ndërkohë, demokratët në Kongres thonë se miliona dokumente të tjera mund të jenë ende të papublikuara. Autoritetet amerikane pranojnë se publikimi nuk i jep përgjigje të gjitha dyshimeve, por deklarojnë se hetimet zyrtare për abuzues të tjerë nuk kanë sjellë prova të mjaftueshme për ndjekje penale.
Lini një Përgjigje