TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Qershor 2026, 11:08

Dyshime për spiunazh, shërbimet sekrete greke arrestojnë gjermanin

Shkruar nga Pamfleti
Dyshime për spiunazh, shërbimet sekrete greke arrestojnë
Ilustrim

Autoritetet greke dyshojnë se 56-vjeçari fotografonte avionë ushtarakë dhe objekte të aeroportit ushtarak në Akrotiri të Hanias...

Një shtetas gjerman, 56 vjeç, u arrestua të shtunën (6 qershor) në Hania të Kretës, nën dyshimin për spiunazh.

Sipas portalit grek Creta24.gr, 56-vjeçari dyshohet se po fotografonte avionë ushtarakë. Gjatë kontrollit të aparatit të tij profesional fotografik, autoritetet gjetën materiale që përfshinin edhe pamje nga instalimet e aeroportit ushtarak në Akrotiri të Hanias.

Arrestimi u krye nga policia e Aeroportit të Hanias “Ioannis Daskalogiannis”. Pas arrestimit, i dyshuari është vënë përballë procedurave të drejtësisë greke.

Autoritetet sekuestruan aparatin fotografik, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

 

greqi gjerman spiunazh

Lini një Përgjigje