
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive, gjatë një operacioni të koduar "Basti i Fundit", të zhvilluar këtë të hënë, më 7 korrik 2026.
Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara nga strukturat e Inteligjencës Operative të Agjencisë. Në kuadër të tij, u ushtrua kontroll në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit me iniciale A.S., në zonën e njohur si "Tregu Fshatar", pranë Fushë-Krujës.
Gjatë kontrollit, efektivët e AMP-së sekuestruan katër pajisje elektronike kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit, katër monitorë, si dhe pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të cilat dyshohet se shërbenin për organizimin dhe zhvillimin e basteve sportive të paligjshme.
Agjencia bën me dije se strukturat kompetente kanë nisur veprimet e para hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të dyshuar, identifikimin e personave të përfshirë, si dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje nga punonjës të Policisë së Shtetit ose subjekte të tjera që janë në fushën e mbikëqyrjes së AMP-së.
Sipas njoftimit, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar të paligjshme, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të çdo personi të përfshirë.
"Goditet aktivitet i dyshuar i paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, bazuar në informacionin e siguruar nga strukturat e Inteligjencës Operative të Agjencisë, ka ushtruar kontroll në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit A.S, në vendin e quajtur “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 4 pajisje elektronike kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit;
– 4 monitorë;
– pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të dyshuara se përdoreshin për organizimin dhe ushtrimin e basteve sportive të paligjshme.
Nga strukturat kompetente të AMP-së po kryhen veprimet e para hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të dyshuar të paligjshëm, identifikimin e personave të përfshirë në organizimin dhe ushtrimin e tij, si dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje nga punonjës të Policisë së Shtetit apo subjekte të tjera të fushës së veprimit të Agjencisë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të çdo personi të përfshirë.
AMP mbetet e angazhuar në evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme që favorizohet, tolerohet apo mbështetet nga punonjës të strukturave që janë subjekt i mbikëqyrjes së saj, duke garantuar hetim të paanshëm, profesional dhe në përputhje të plotë me ligjin", njofton AMP.
Lini një Përgjigje