
Samiti i NATO-s zhvillohet në një klimë të tensionuar gjeopolitike, ndërsa Kremlini deklaron se po ndjek nga afër zhvillimet...
Interesi ndërkombëtar është përqendruar te takimi kokë më kokë mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, ku një nga temat kryesore pritet të jetë mundësia e rikthimit të Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35.
Sipas mediave, Presidenti amerikan mbërriti në Ankara pak pas orës 14:00, ku u prit në aeroport nga homologu i tij turk. Takimi mes dy liderëve është planifikuar për në orën 15:00 në Pallatin Presidencial, përpara darkës zyrtare të liderëve të NATO-s.
Samiti i këtij viti i NATO-s zhvillohet në një mjedis të ndërlikuar gjeopolitik. Në rendin e ditës janë forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës, rritja e shpenzimeve ushtarake të vendeve anëtare, vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Ankaraja pret samitin dyditor më 7 dhe 8 korrik, me pjesëmarrjen e drejtuesve të të 32 vendeve anëtare të NATO-s, si edhe delegacioneve nga shtete partnere të Aleancës.
Ve Katar'dan Donald Trump'a hediye edilen
— Taha Hüseyin Karagöz (@thhsynkrgz) July 7, 2026
Yeni Air Force One Boeing 747'nin Sn. Cumhurbaşkanı Erdoğan ile ayaküstü sohbeti
Trump yeni aldığı spor otomobili anlatır gibi anlatıyor https://t.co/vFoYsgsfrp pic.twitter.com/QWGbV5ozeP
Kremlini ndjek nga afër samitin në Ankara
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia po e ndjek nga afër samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara.

Gjatë konferencës së përditshme për shtyp, ai tha se në periudhën para samitit janë bërë deklarata që i cilësoi si "agresive" ndaj Rusisë.
Liderët e NATO-s pritet të shpallin marrëveshje për shitje armësh me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, në përpjekje për të dëshmuar se po i përgjigjen kërkesave të Shteteve të Bashkuara për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë.

I pyetur për kërkesat e Ukrainës ndaj aleatëve perëndimorë për sisteme të mbrojtjes ajrore, Peskov deklaroi se një mbështetje e tillë nuk do ta pengojë Rusinë të arrijë objektivat e saj ushtarake.
Lini një Përgjigje