TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 6 Prill 2026, 19:02

Elira Kokona, die „Gier“ der öffentlichen Gelder: Die Investmentgesellschaft verschlingt Millionen, produziert aber nichts!

Shkruar nga Pamfleti
Elira Kokona, die „Gier“ der öffentlichen Gelder: Die
Investment Lubia

Die Oberste Rechnungskontrollbehörde (ORB) zeichnet das Bild einer Institution, die öffentliche Gelder verbraucht, zunehmende Verluste erwirtschaftet, Gremien und Experten bezahlt hat, ohne jedoch konkrete Investitionen, stabile Einnahmen oder Garantien für den Schutz des Staatseigentums zu erzielen...

Der Bericht des Obersten Staatsrechnungshofs über die Albanische Investitionsgesellschaft ist ein vernichtendes Zeugnis einer Institution, die, anstatt als Instrument zur Entwicklung des Staatseigentums und zur Generierung von Staatseinnahmen zu dienen, fortschreitende Verluste erwirtschaftet, ohne klare strategische Leitlinien agiert und sich zwischen nicht unterstützten Projektideen, hohen Ausgaben und riskanten Entscheidungen für öffentliche Gelder bewegt hat.

Im Zentrum der Prüfungsergebnisse steht ein eklatanter Widerspruch: Das Unternehmen wurde gegründet, um Investitionsprojekte zu entwickeln und Erträge zu erwirtschaften. Laut der Obersten Rechnungsprüfungsbehörde (SAI) hat es jedoch für die Jahre 2021, 2022 und 2023 ausschließlich Verluste ausgewiesen. Über die drei Jahre ergibt sich ein fortschreitender Verlust von 139,6 Millionen Lek. Dieser Verlust hat sich von Jahr zu Jahr erhöht: um etwa 19,4 Millionen Lek im Jahr 2021, 69 Millionen Lek im Jahr 2022 und 88,5 Millionen Lek im Jahr 2023. Die Prüfung führt dies direkt auf das Ausbleiben von Erträgen aus Investitionsprojekten zurück – also genau auf jene Tätigkeit, die eigentlich der Existenzgrund des Unternehmens hätte sein sollen.

Die SAI stellt fest, dass die Ausgaben trotz ausbleibender Einnahmen nicht nur nicht zurückgingen, sondern weiterhin beträchtlich waren. Im Jahr 2021 gab das von Elira Kokona geleitete Unternehmen über 19,4 Millionen Lek aus, im Jahr 2022 fast 74,8 Millionen Lek und im Jahr 2023 fast 77,9 Millionen Lek. Der Großteil dieser Ausgaben entfiel auf Personalkosten, Boni, den Aufsichtsrat, den Beirat und sonstige Betriebskosten. Laut Prüfbericht machten Personalkosten und Boni allein im Jahr 2022 72 Prozent der Gesamtausgaben aus, im Jahr 2023 stieg dieser Anteil auf 80 Prozent. Obwohl das Unternehmen also keine Einnahmen aus Projekten generierte, wurden öffentliche Gelder hauptsächlich für den Erhalt seiner Verwaltungs- und Managementstruktur verwendet.

Më rëndë akoma, Kontrolli i Lartë i Shtetit vëren se drejtuesit e Korporatës nuk kanë marrë masa konkrete për të analizuar përkeqësimin e situatës financiare, për të frenuar humbjet apo për të reduktuar kostot. Institucioni ka vazhduar të operojë pa një plan vjetor apo strategjik për të ardhurat që pritej të gjeneronte nga aktiviteti i vet. Të ardhurat e vetme të identifikuara nga auditimi nuk kanë ardhur nga projektet e investimeve, por nga investimi i fondeve të alokuara nga buxheti i shtetit për funksionimin e Korporatës. Kjo do të thotë se, në praktikë, mekanizmi që duhej të prodhonte zhvillim ekonomik përmes pronës shtetërore, rezulton të ketë jetuar mbi fondet publike pa ndërtuar një model real vetëqëndrueshmërie.

KLSH ngre shqetësim të fortë edhe për bazën ligjore dhe mënyrën se si Korporata vepron mbi pronat shtetërore. Sipas auditimit, kuadri ligjor i jep AIC-së pavarësi të gjerë për administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pronave shtetërore, përfshirë qiranë, enfiteozën, leasing-un, shitjen apo përdorimin si kolateral, por pa krijuar mekanizma të qartë monitorimi dhe vlerësimi të vazhdueshëm. Për audituesit, ky është një risk i lartë operacional dhe institucional, sepse procedurat nuk garantojnë sigurinë e pronës shtetërore dhe nuk ofrojnë kontroll të mjaftueshëm mbi efektivitetin e projekteve. Edhe më problematik bëhet fakti se këto procese, sipas raportit, nuk janë në përputhje me legjislacionin shqiptar të prokurimeve publike, por mbështeten në procedura të brendshme të vetë Korporatës.

Pra, kemi një institucion që operon mbi asete publike me rëndësi të lartë, me kompetenca të gjera, por pa instrumentet e nevojshme të kontrollit, pa rregullore të plota, pa manuale pune dhe pa standarde të qarta për mënyrën si përzgjidhen, trajtohen dhe çohen përpara projektet. Auditimi evidenton se deri në fund të periudhës së kontrolluar, Korporata nuk kishte hartuar akte nënligjore, rregullore apo manuale specifike për të gjitha proceset e punës, nga përzgjedhja e pronave shtetërore deri tek procedurat mbi të cilat do të operonte. Në një institucion që menaxhon prona publike me potencial të lartë ekonomik, kjo mungesë nuk është thjesht mangësi teknike; është një boshllëk i rëndë administrativ që rrit hapësirën për vendimmarrje të paargumentuar dhe risk për keqmenaxhim.

Një tjetër gjetje thelbësore e KLSH-së ka të bëjë me mënyrën se si janë ndërtuar vetë projekt-propozimet. Sipas auditimit, Korporata nuk ka pasur manuale apo udhëzues specifikë për hartimin dhe miratimin e tyre, as metodologji të standardizuar për seleksionimin e projekt-ideve. Kjo do të thotë se nuk ka pasur një filtër të qartë, transparent dhe të dokumentuar për të përcaktuar pse një projekt merret përpara e një tjetër jo, cilat janë kriteret e përzgjedhjes, cilat janë objektivat konkrete, si maten kostot, si llogariten përfitimet dhe si peshohen risqet. Në mungesë të këtyre elementëve, projektet kanë lëvizur në një terren të paqartë, ku ideja duket se ka zënë vendin e analizës, ndërsa ambicia ka zëvendësuar planifikimin.

KLSH ndalet posaçërisht te fakti se në projektet e viteve 2022-2023 janë përfshirë faza si parafizibiliteti dhe fizibiliteti, pa u përcaktuar qartë në asnjë akt ligjor se çfarë duhet të përmbajnë këto dokumente dhe ku qëndron dallimi mes tyre. Edhe më domethënëse është se në projekt-propozimet e vitit 2024 këto faza nuk janë përfshirë fare. Kjo tregon jo vetëm mungesë standardizimi, por edhe luhatje të forta në mënyrën e trajtimit të projekteve nga një vit në tjetrin, çka dëmton seriozisht vazhdimësinë institucionale.

Dhe pikërisht te mungesa e vazhdimësisë auditimi ngre një tjetër alarm të fortë. Korporata nuk ka hartuar një plan strategjik afatmesëm për veprimtarinë e saj. Sipas KLSH, kjo ka cenuar vijueshmërinë institucionale. Edhe pse përbërja e Këshillit Mbikëqyrës ka qenë pothuajse e njëjtë, në vitin 2024 konstatohet ndërprerje e projekt-propozimeve të mëparshme, përfshirë ato në energji dhe zhvillimin e zonave prioritare. Për këto projekte jo vetëm që janë përdorur burime të vetë Korporatës dhe kohë e stafit të saj, por janë kryer edhe shpenzime për ekspertë të jashtëm. Megjithatë, projektet janë ndërprerë, pa u çuar përpara dhe pa prodhuar rezultat konkret. Kjo për audituesit ka ndikuar negativisht si në vijueshmërinë, ashtu edhe në efikasitetin e funksionimit të institucionit.

Në këtë kuadër, një nga gjetjet më të forta ka të bëjë me tetë projekt-propozimet e hartuara për vitet 2022 dhe 2023: parqet fotovoltaike, rivitalizimi i Pashalimanit, parku verior i biznesit në Shkodër, Teknopark Tirana, Korça Aerodrome, modeli i turizmit në Syrin e Kaltër, Divjaka si destinacion zhvillimi dhe Porto Palermo Marina Resort. Sipas KLSH, për të gjitha këto projekte Korporata ka paraqitur vetëm informacione të përgjithshme mbi vendet ku mund të zhvilloheshin, pa analiza të detajuara. Madje, për projekt-idetë e nisura në vitin 2022, janë kryer faza si parafizibiliteti dhe janë kontraktuar ekspertë të jashtëm pa u siguruar më parë transferimi i pronës apo asetit shtetëror në administrimin e Korporatës.

Kjo do të thotë se janë shpenzuar para publike për projekte të ngritura mbi asete që Korporata ende nuk i kishte nën kontrollin e vet. Auditimi e cilëson këtë në kundërshtim me procedurat e miratuara nga vetë Këshilli Mbikëqyrës. Projekt-propozimet, sipas KLSH-së, përmbanin vetëm përshkrime të përgjithshme, kosto potenciale dhe risqe sektoriale, pa hapa pune të qartë, pa afate të argumentuara, pa kosto të detajuara, pa analizë të thelluar të risqeve dhe pa objektiva të mirëpërcaktuara zhvillimi. Për më tepër, afatet nuk janë respektuar dhe, deri në fund të periudhës së auditimit, asnjë prej këtyre projekteve nuk kishte kaluar në fazën e zhvillimit. Asnjëri nuk ishte përfshirë në planin e vitit 2024.

Kjo është ndoshta një nga pikat më goditëse të raportit: aktiviteti kryesor i Korporatës për disa vite ka qenë hartimi i këtyre projekt-propozimeve, janë paguar paga, shpërblime, komisione dhe ekspertë për to, por në fund asnjë prej tyre nuk ka hyrë në zbatim. Pra, shteti ka financuar një makineri që ka prodhuar dosje, ide dhe dokumente, por jo investime.

Në të njëjtën logjikë, auditimi analizon edhe tre nënprojektet e vitit 2024 në kuadër të “Zhvillimit të Pronave Shtetërore”: Korpusi i Policisë, godina e Kadastrës dhe Kompleksi Governativ. Edhe këtu gjetjet janë të rënda. Sipas KLSH, këto projekt-propozime nuk kanë analiza të qarta se si janë përcaktuar sipërfaqet e propozuara, nuk kanë argumentim të mjaftueshëm mbi çmimet referencë apo të tregut të pronave dhe paraqesin paqartësi mbi përfitueshmërinë reale për Korporatën dhe institucionet partnere. Edhe afatet e parashikuara prej 3 deri në 5 vitesh konsiderohen të paargumentuara dhe të pashoqëruara me analiza specifike.

Raporti shkon edhe më tej kur thotë se për këto tre nënprojekte nuk ka një dokument, rregullore apo manual mbi identifikimin dhe përzgjedhjen e tyre; nuk ka analizë për përfitueshmërinë, kostot financiare, risqet potenciale, vlerën e shtuar të parasë, rentabilitetin e investimit apo hapat konkrete që duhet të ndiqen para shpalljes së tyre. Nuk ka as analizë krahasuese për të parë nëse këto projekte do të ishin më leverdishme po të realizoheshin nga vetë institucionet publike, me financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit. Me fjalë të tjera, një pjesë e rëndësishme e projekteve të reja janë ndërtuar pa u provuar më parë nëse ky model është më i dobishëm sesa një investim klasik publik.

Një rast që auditimi e vë në dukje veçmas është huadhënia prej 2 miliardë lekësh nga Korporata në favor të një shoqërie tjetër shtetërore, A. SHA. KLSH konstaton se kjo natyrë veprimi nuk parashikohet në ligjin për krijimin e Korporatës së Investimeve apo në statutin e saj. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës miratoi në parim propozimin dhe më pas u përfshi edhe Asambleja e Aksionarëve. Kjo hua ka prekur mbi 5 për qind të aktiveve dhe kapitalit të shoqërisë. Më pas, në vend të kthimit të shumës sipas afatit, është kërkuar shtyrje edhe me një vit kalendarik.

Për audituesit, kjo lëvizje mbart risk të qartë për stabilitetin financiar të Korporatës. Në thelb, një institucion që vetë rezulton me humbje në rritje, pa të ardhura nga projektet e veta, pa bazë të konsoliduar financiare dhe pa strategji të qartë, ka marrë përsipër të kreditojë me 2 miliardë lekë një tjetër shoqëri shtetërore. Ky është një prej momenteve ku auditimi e ekspozon më qartë devijimin e Korporatës nga misioni i saj themelor.

Po aq shqetësuese janë gjetjet mbi menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm. KLSH konstaton se Korporata nuk ka depozituar në kohë deklarata dhe raporte mbi cilësinë e sistemeve të kontrollit të brendshëm; nuk ka manuale procedurash për drejtoritë specifike; nuk ka strategji menaxhimi risku dhe as regjistër risku; nuk ka kryer takime periodike të Grupit të Menaxhimit Strategjik; nuk ka rregullore të përditësuar; nuk ka harta procesesh, gjurmë auditimi dhe metodologji të miratuar për projekt-propozimet. Faqja zyrtare mungon në informacion të plotë mbi aktivitetin, planet e biznesit dhe planet e punës, ndërsa raportimet mbi realizimin e buxhetit dhe veprimtarinë janë të përgjithshme.

Pra, sipas auditimit, Korporata nuk ka pasur vetëm problem në rezultate; ka pasur problem në strukturën bazë të qeverisjes dhe kontrollit. Institucioni është gjetur me mangësi në sistemin nervor të administrimit: procedurat, riskun, dokumentimin, raportimin dhe transparencën.

Gjurmët e dobëta administrative dalin në pah edhe te menaxhimi i dosjeve. Për procedurat e projekt-propozimeve të audituara, KLSH thotë se nuk ka inventarizim të dosjeve, nuk ka grupe pune të ngritura me urdhër të veçantë për punonjësit e angazhuar në secilin projekt-propozim, raportet e veprimtarisë janë të pa protokolluara dhe një pjesë e dokumentacionit është hartuar vetëm në gjuhën angleze, pa kopje origjinale të nënshkruar në shqip. Për një institucion publik që operon mbi asete shtetërore, mungesa e gjurmës së auditimit nuk është thjesht çështje arkive; është mungesë e aftësisë për të rindërtuar dhe justifikuar procesin e vendimmarrjes.

Auditimi prek fort edhe mënyrën si janë përdorur fondet për ekspertë të jashtëm. Për tre projekt-propozime të vitit 2022, parqet fotovoltaike, Pashalimani dhe Divjaka, janë angazhuar ekspertë të jashtëm pa pasur plan pune vjetor të miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës dhe pa u transferuar më parë prona apo aseti në përdorim të Korporatës. Sipas KLSH, kjo ka shkaktuar një efekt negativ financiar prej 2,342,980 lekësh. Dhe kjo shumë, sipas auditimit, është përdorur pa efikasitet, pasi asnjë prej këtyre projekteve nuk ka vijuar me fazat e tjera të zhvillimit.

Pra, edhe aty ku paratë janë shpenzuar për të prodhuar bazë teknike apo ekspertizë, produkti final ka qenë zero. Nuk kemi projekte të zhvilluara, por vetëm kosto të regjistruara.

Në një tjetër gjetje me peshë, KLSH thotë se Korporata ka pasur në vitin 2021 flukse të lira monetare në shumën 198 milionë lekë, por nuk i ka investuar në asnjë nga alternativat që do t’i sillnin të ardhura. Audituesit kanë llogaritur se, minimalisht, nga investimi i këtyre fondeve në instrumente pa risk me afat 12-mujor, mund të ishin gjeneruar të paktën 1,629,961 lekë të ardhura nga interesat. Kjo është një tjetër provë se jo vetëm projektet nuk kanë sjellë të ardhura, por as fondet e lira nuk janë përdorur me logjikën më elementare të eficiencës financiare.

Në planin e pasqyrave financiare, raporti evidenton mangësi të tjera serioze. Për vitet 2020-2023 janë ngarkuar dy versione të deklaratave të tatim-fitimit dhe pasqyrave financiare, njëri brenda afatit dhe tjetri më pas. Auditimi nënvizon se ndryshimi i versioneve rrit ekspozimin e shoqërisë ndaj penaliteteve dhe interesave dhe nuk lë gjurmë të qarta për arsyet e ndryshimeve. Edhe më problematik rezulton fakti se pasqyrat financiare të vitit 2020 janë hartuar nga persona që nuk kanë qenë të punësuar në Korporatë, nuk kanë pasur kontratë shërbimi dhe as pagesë për këtë punë. Personi që i ka hartuar, sipas auditimit, është punësuar në Korporatë një muaj më pas. Ndërsa për vitin 2022, pasqyrat financiare janë certifikuar dhe miratuar me vonesë, duke i sjellë Korporatës penalitete për mosdepozitim në afat.

Në nivelin e organeve drejtuese, tabloja nuk bëhet më e mirë. KLSH konstaton se Korporata nuk disponon informacion të plotë nëse anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës plotësojnë kriteret statutore, se struktura e Këshillit ka qenë e paplotë për disa vite, madje në disa periudha me vetëm katër apo pesë anëtarë, në kundërshtim me statutin. Për periudhën 2020-2023 Këshilli nuk ka pasur kryetar, por të gjithë anëtarët kanë pasur statusin “anëtar”. Po ashtu, auditimi evidenton paqartësi dhe mangësi në strukturën e shpërblimeve, përfshirë raste ku anëtarë të pavarur janë trajtuar si anëtarë nga institucionet qendrore, si dhe një rast të miratimit të shtesës 35 për qind mbi shpërblimin bazë për një anëtar, pa u përmbushur kushtet e nevojshme për ta përfituar atë.

Edhe Bordi Këshillimor, një tjetër hallkë e rëndësishme, sipas auditimit rezulton pothuajse fiktiv. Për periudhën 2020 deri më 8 prill 2024, Korporata nuk ka marrë masa për organizimin dhe krijimin e kësaj strukture. Pas kësaj date janë emëruar vetëm dy nga nëntë anëtarë të parashikuar dhe bordi nuk është mbledhur asnjëherë. Pavarësisht kësaj, anëtarët kanë marrë shpërblim që nga momenti i nënshkrimit të kontratës me Korporatën. Pra, sipas gjetjeve të KLSH-së, kemi pagesa për një strukturë që në praktikë nuk ka funksionuar.

Auch bei der Personalbeschaffung und der Verwaltung der Personalakten zeigen sich gravierende Mängel. In vier von sechs überprüften Fällen fehlen Informationen zu den Einstellungsverfahren, und selbst dort, wo Standardverfahren eingehalten wurden, wurden Dokumentationslücken festgestellt. Die Personalakten sind unvollständig, Diplome und Zertifikate liegen meist nur als Fotokopien vor und sind nicht mit dem Original identisch; zudem fehlt das dazugehörige Aktenblatt. Dies zeugt nicht nur von administrativen Schwächen, sondern auch von einem Mangel an Standards im Personalmanagement.

Insgesamt erhebt der SAI-Bericht über die Albanian Investment Corporation einen schwerwiegenden institutionellen Vorwurf: Eine staatliche Aktiengesellschaft, die zur Entwicklung öffentlichen Eigentums und zur Schaffung wirtschaftlichen Werts gegründet wurde, operiert seit Jahren ohne mittelfristige Strategie, ohne klare Methoden, ohne vollständige interne Kontrollen, mit gestarteten und abgebrochenen Projekten, mit Geldern, die ohne Ergebnisse ausgegeben wurden, mit bezahlten Vorständen ohne volle Funktionsfähigkeit und mit einem erheblichen finanziellen Risiko.

Statt eines Investitionsmotors beschreibt der Prüfbericht eine Institution, die hauptsächlich Verluste, Unsicherheit und eine Belastung für den Staatshaushalt verursacht hat. Anstelle stabiler Einnahmen aus der Entwicklung staatlichen Eigentums zeigt die außer Kontrolle geratene Bilanz eine Struktur, die öffentliche Gelder verschwendet hat, ohne ihre Existenz durch konkrete Ergebnisse rechtfertigen zu können. Und dies ist vielleicht die schwerwiegendste Erkenntnis von allen: nicht nur, dass es Verstöße gab, sondern dass sich ein Instrument, das für wirtschaftliche Effizienz geschaffen wurde, als Ausgabenmechanismus ohne reale Produktion entpuppt hat. / Broschüre

kokona korporata e investimeve

Lini një Përgjigje