Nga shkollat te rrugët, projekti zgjerohet me inteligjencë artificiale, ndërsa sistemet ekzistuese kanë dështuar të mbrojnë të dhënat bazë…
Shqipëria ka nisur zbatimin e projektit “Smart City”, duke e prezantuar si një ndërhyrje për sigurinë publike dhe menaxhimin e trafikut. Ministria e Brendshme ka përzgjedhur 20 shkolla për fazën e parë. Më pas, rrjeti do të shtrihet në rrugë, sheshe dhe hapësira të tjera publike, i lidhur me sisteme të inteligjencës artificiale.
Qeveria e trajton si zhvillim teknologjik. Por projekti ndërtohet mbi një realitet të dokumentuar. Sistemet shtetërore shqiptare janë depërtuar në mënyrë të përsëritur nga sulme kibernetike. Platforma e-Albania, databaza publike dhe infrastruktura digjitale janë ekspozuar, duke nxjerrë të dhëna sensitive të qytetarëve.
Në këtë situatë, çështja nuk lidhet me teknologjinë, por me mbrojtjen. Një rrjet kamerash i lidhur në kohë reale krijon një arkiv të vazhdueshëm mbi lëvizjet dhe sjelljen e qytetarëve. Nëse ky sistem komprometohet, kemi një rrjedhje të drejtpërdrejtë informacioni në shkallë kombëtare.
Debati nuk është teorik. Në Kosovë, projekti i monitorimit me kamera ka ngritur shqetësime për ndërhyrje nga jashtë, përfshirë Serbinë. Ekspertë të sigurisë kanë paralajmëruar se sistemet e centralizuara të vëzhgimit janë objektiva për shërbimet inteligjente.
Rasti i Iranit e vendos rrezikun në praktikë. Para operacionit për vrasjen e Khameneit, Izraeli depërtoi në sistemin e kamerave të trafikut në Teheran. Ngjarja tregon se çdo sistem i lidhur në rrjet mund të thyhet.
Në Shqipëri, ku sulmet ndaj sistemeve publike janë të dokumentuara, hyrja në një rrjet të tillë nuk paraqet pengesë të lartë. Zgjerimi i mbikëqyrjes digjitale rrit sipërfaqen e ekspozimit.
Historia e projektit
Projekti “Smart City” u formalizua në prill 2024, kur ministri i Brendshëm Taulant Balla nënshkroi memorandum mirëkuptimi me kompaninë Presight AI, pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja është klasifikuar si sekrete dhe parashikon instalimin e një rrjeti kamerash dhe radarësh në qytetet kryesore.
Në shkurt 2025, gjatë vizitës së presidentit të Emirateve në Tiranë, kryeministri Edi Rama nënshkroi letër angazhimi që e futi projektin në listën e investimeve me rëndësi kombëtare.
Kostoja fillestare prej 60 milionë dollarësh u rrit në rreth 140 milionë dollarë me TVSH. Financimi parashikohet përmes një huaje nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit.
Projekti përfshin 2 239 kamera ANPR, 2 602 kamera PTZ, 3 816 kamera trupore për policinë, 100 radarë inteligjentë dhe 100 sensorë zhurme për trafikun. Buxheti i projektit tregon se 31 milionë dollarë shkojnë për licenca softuerike, 62.4 milionë për pajisje dhe infrastrukturë, 8 milionë për shërbime profesionale dhe 17.1 milionë për mirëmbajtje katërvjeçare.
Në dhjetor 2025, Presight AI regjistroi degën në Shqipëri me objekt të vetëm zbatimin e kontratës.
Projekti ka nisur. Kapaciteti për ta mbrojtur mbetet i paprovuar. /Pamfleti
Nuk lane bythe pa lepire keta tanet, sa u eshte bere gjuha me kallo.
Një gjë është shumë e veçantë tek ne...Çdo plan , urdhër e vendim që nxjerr qeveria e shtetit shqiptar është aferë, korrupsion dhe vjedhja e radhës e buxhetit të shtetit,i cili mbahet në radhë të parë nga taksat më të larta në rang europian që i paguan taksapaguesi shqiptar,dhe paratë e emigracionit, ndërsa qeveria e plehrave jep qytetarëve të vendit shërbimet më të ulëta që mund të merren me mend,bile mund të themi pa frikë,zero shërbime... vetëm zhvatje e vjedhje kudo në çdo sferë ekonomike dhe më gjerë...????????