
Pas Nepalit, Indonezisë e Filipineve, revolta e Gjeneratës Z shpërthen edhe në Indi
Një brez që u konsiderua gjatë si i përhumbur pas ekranit të telefonit, i mbyllur në botën e rrjeteve sociale dhe i painteresuar për politikën, sot po përvijohet si një aktor i rrezikshëm për regjimet në Azi. E quajtur tashmë “Gjenerata misterioze Z”, kjo lëvizje ka filluar të prodhojë tronditje reale politike.
Nepali, Indonezia dhe Filipinet kanë qenë skenat e para ku rinia e zhgënjyer ka sfiduar pushtetin, shpesh me metoda të papritura dhe të organizuara online, duke shndërruar pakënaqësinë sociale në furinë e protestës. Dhe tani është radha e Indisë, superfuqisë së re të Azisë, ku Ladakh, rajon i brishtë në kufirin me Kinën, është përfshirë nga përleshje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë.
Këto lëvizje kanë një tipar të përbashkët: shpërthejnë papritur, pa një strukturë klasike organizative, por me një energji të jashtëzakonshme që buron nga frustrimi ekonomik dhe nga mungesa e përfaqësimit politik. Në Ladakh, për vite të rinjtë kanë kërkuar që territori i tyre të ketë institucione të zgjedhura dhe garanci për punësim. Ignorimi i vazhdueshëm nga qeveria e Narendra Modit ka shndërruar marshimet paqësore në një revoltë që përfundoi me zyra partie të djegura dhe viktima mes adoleshentëve.
In rare scenes, in an important state bordering China. Leh #Ladakh sees violent protests as police and protestors clash. The protestors are supporters of @Wangchuk66 Sonam Wangchuk, climate change proponent, who is on a fast once again to include Ladakh in the 6th schedule for… pic.twitter.com/tKTfgFqqNk
— Milann Desai (@Milan_reports) September 24, 2025
Por çfarë e bën këtë brez kaq të rrezikshëm për regjimet? Ekspertët theksojnë se janë tre faktorë: përdorimi i teknologjisë për të organizuar protesta në mënyrë horizontale dhe të shpejtë; prirja për të sfiduar autoritetin pa frikën e represionit tradicional; dhe fakti që nuk kanë asgjë për të humbur – papunësia, pasiguria dhe mungesa e shpresës i kanë kthyer në katalizatorë shpërthimesh sociale.
Në Nepal, ata sfiduan sistemin e vjetër monarkik; në Indonezi, reaguan ndaj korrupsionit dhe dëmtimit të mjedisit; në Filipine, ndaj autoritarizmit të trashëguar nga familja Marcos. Sot, në Indi, ata kanë dalë kundër një regjimi që i përjashton nga procesi politik dhe që shtrëngon kontrollin mbi territoret e brishta. Nesër, kush e di në cilin vend tjetër mund të shpërthejë kjo energji?
“Gjenerata misterioze Z” nuk ka liderë të njohur, nuk ka një ideologji të vetme, por ka një armë që regjimet nuk dinë ta ndalin: një mobilizim spontan që vjen nga poshtë dhe që shpërthen me dhunë kur institucionet mbyllin dyert. Dhe ky fenomen, nga Himalajet deri në ishujt e Azisë Juglindore, po kthehet në një sinjal alarmi për qeveritë autoritare, një valë e re protestash që mund të rrëzojë sistemet që dukej se kishin kontroll të plotë. /Pamfleti
Bullshit. Teknologjia e sotme vetem se bllokon organizimin e revoltave se je i kapur pa filluar. Shkaterrimi i lokaleve te argetimit duke ngritur ne stratosfere cmimet e pijeve, sidomos te alkoolit ka bere qe keto lokale te mbyllen. Pse atje njerezit bisedonin koke me koke e si e qysh te organizoheshin. Pagesa vetem me karta vetem sa ve pranga ne duar e litar ne gryke per njerezit e thjeshte per te kontrolluar edhe centin e fundit te tyre, ku edhe karrotat qe blihen dihen e ndersa oligarkia financiare boterore e komanduar nga Bankat cifute te Uncle Sam transferojne trilionat pa u kontrolluar nga vegjelia e hapin e mbyllin luftra si ua do interesi. 1930 eh, 2030 eh, ku edhe stili i flokeve perputhet me kohen hitleriane!? Bota po shkon drejt nazi-fashizmit "fitimtar". Hapni syte popuj se brezat e rinj jane pa orientim historik, politik, shkencor e vrapojne pas ndyresires manipulative AI.
Vala po vjen ne Ballkan e Europe..!