TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Qershor 2026, 19:20

Aksident në Durrës, “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me një "Benz"

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Durrës, “Mini Cooper” përfundon në
Pamje nga aksidenti

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mini Cooper”, në të cilin udhëtonin dy vajza, është përplasur me një automjet tip “Benz C Class” në një kryqëzim të zonës.

Si pasojë e përplasjes, “Mini Cooper” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Nga dëshmitë e mbledhura në vendngjarje rezulton paraprakisht se automjeti “Mini Cooper” po lëvizte me shpejtësi në momentin kur është përplasur me mjetin tjetër, i cili po vinte nga krahu i majtë.

Për pasojë, dy vajzat që ndodheshin në “Mini Cooper” kanë mbetur të lënduara dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa priten ekspertët e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet procedurale dhe për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

aksident durres

Lini një Përgjigje