TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Qershor 2026, 21:42

E rëndë në Kavajë, 76-vjeçari vret me thikë vëllanë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Kavajë, 76-vjeçari vret me thikë

Një 74-vjeçar u godit me thikë nga vëllai i tij 76-vjeçar gjatë një konflikti të ndodhur teksa të dy po punonin në arë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Agonas të Kavajës. Mësohet se një 76-vjeçar ka goditur për vdekje me thikë vëllain e tij.

Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezërit Muhamet Rreshka 76 vjeç, dhe Eqerem Rreshka 74 vjeç, ndodheshin në arë duke mbledhur bazë ushqimore për blegtorinë, kur mes tyre dyshohet se ka nisur një konflikt.

Gjatë sherrit, 76-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij. I plagosuri u transportua drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por nuk arriti dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Plagosi me mjet prerës vëllain, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën rrugës për në spital, kapet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje