TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Qershor 2026, 12:45

Sulmi ndaj drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi ndaj drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej
Sulmi ndaj drejtorit të AKU Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një prej personave të dyshuar për përfshirje në dhunimin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër.

I arrestuari është Elis Çela, banues në lagjen “Kiras”. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka transportuar me automjet personin që ka goditur me një send të fortë drejtorin e AKU-së, Ramir Haderi.

Ndërkohë, policia ka identifikuar edhe personin tjetër të dyshuar si autorin kryesor të sulmit. Ai është shpallur në kërkim dhe vijojnë veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 majit në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku Ramir Haderi u sulmua nga një person, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e goditjes, Haderi pësoi një dëmtim në vetull dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, u kthye në banesë.

Sipas dyshimeve të deritanishme, sulmi mund të ketë lidhje me detyrën e tij. Hetuesit dyshojnë se personat e përfshirë kanë vepruar kundrejt pagesës, ndërsa porositësit e ngjarjes mund të jenë persona të tjerë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lini një Përgjigje