Një 62-vjeçar nga Bilishti ka humbur jetën pasi është rrëzuar brenda banesës së motrës së tij në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, burri me inicialet V. K. kishte shkuar për vizitë te e motra, kur dyshohet se ka rrëshqitur në ambientet e tualetit, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.
Menjëherë pas ngjarjes, ka qenë motra e tij ajo që ka njoftuar shërbimin e urgjencës. 62-vjeçari u transportua në spital, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Lini një Përgjigje