TAGS-AT E JAVËS

Kulture 9 Prill 2026, 15:35

Zërat shqiptarë në Europë/ Korifejtë e letërsisë, Kadare dhe Agolli, promovohen në Sofje

Shkruar nga Pamfleti
Zërat shqiptarë në Europë/ Korifejtë e
Zërat shqiptarë në Europë/ Korifejtë e letërsisë, Kadare dhe Agolli, promovohen në Sofje

Një mbrëmje e veçantë kulturore u zhvillua në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, duke sjellë në qendër dy prej zërave më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, njoftoi MEPJ.

Nën titullin “Zërat shqiptarë në letërsinë europiane”, aktiviteti u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Ballkanike dhe mblodhi diplomatë, akademikë, studentë dhe personalitete të kulturës.

Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari, Inid Milo, theksoi dy dimensionet e shkrimtarëve: Kadarenë që fton të mendojmë dhe Agollin që bën të ndiejmë, duke vënë në dukje se gjuha ndërthuret me identitetin, historinë dhe imagjinatën.

Leximet në shqip dhe në përkthim, të shoqëruara me interpretime muzikore nga studentët, krijuan një ‘urë kulturore’ mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke dëshmuar se letërsia shqiptare jo vetëm udhëton, por edhe bashkon.

Ngjarja u pasqyrua edhe nga BTA, agjencia qendrore bullgare e lajmeve, duke i dhënë jehonë ndërkombëtare këtij promovimi të kulturës shqiptare.

dritero agolli ismail kadare sofje

Lini një Përgjigje