TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES17 Qershor 2026, 20:53

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Berishës

Shkruar nga Pamfleti
1 ORE ME PARE

Thirrje të forta nga protesta para Kryeministrisë: Do të rrimë ditë e natë deri në largimin e Ramës

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,
Foto nga protesta

Një i sëmurë me kancer premtoi se nuk do të largohet nga sheshi, ndërsa qytetarët kërkuan dorëheqjen e qeverisë, mbrojtjen e pasurive kombëtare dhe organizim qytetar kundër padrejtësive
Protesta e 18-të qytetare para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje të forta kundër qeverisë dhe me mesazhe që kërkojnë ndryshim politik, mbrojtjen e interesit publik dhe një model të ri për Shqipërinë.

Një nga momentet më emocionale të tubimit ishte fjalimi i një qytetari që prej tre vitesh po lufton me kancerin. Ai deklaroi se nuk kishte dalë në protestë për mëshirë, por për drejtësi, ndërsa njoftoi se nga kjo ditë do të qëndrojë para Kryeministrisë pa u larguar deri sa, sipas tij, të dëgjohet zëri i qytetarëve.

Sot nuk jam këtu për të kërkuar mëshirë, por drejtësi. Prej 18 ditësh po protestojmë. Po ju flas si një person që prej tre vitesh lufton me kancerin, ndërsa shpirti im lufton me një kancer edhe më të madh, korrupsionin dhe shkatërrimin”, u shpreh ai.

Qytetari u bëri thirrje shqiptarëve të mos qëndrojnë indiferentë dhe të bashkohen me protestën, duke paralajmëruar se do të qëndrojë në shesh ditë e natë.

Që sot nuk do të largohem nga ky shesh. Do të jem këtu ditë e natë deri sa të na dëgjohet zëri. Ose do të ngrihemi, ose nesër do të jetë vonë”, deklaroi ai.

Mes protestuesve foli edhe një pensionist, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama për shpopullimin e vendit dhe gjendjen e rëndë ekonomike të të moshuarve.

Ai tha se pensionet në Shqipëri mbeten ndër më të ulëtat dhe se largimi masiv i shqiptarëve po dëmton të ardhmen e vendit.

Sot bëj thirrje që shqiptarët të thërrasin intelektualë dhe idealistë që janë sprovuar para këtij regjimi antikombëtar. Pensionistët kanë pensione më të ulëta se në Afrikë. Edi Rama i ka prerë rrënjët kombit duke bërë gjenocid me largimin e shqiptarëve”, tha ai.

Një tjetër protestues paraqiti disa propozime konkrete për organizimin e lëvizjes qytetare, duke argumentuar se protesta duhet të shndërrohet në një strukturë të qëndrueshme që monitoron pushtetin dhe reagon ndaj çdo padrejtësie.

Sipas tij, pasuritë kombëtare, tokat dhe bregdeti po trajtohen si pronë private, ndërsa qytetarët po humbasin kontrollin mbi territorin dhe burimet e vendit.

Tokat dhe bregdeti po trajtohen si plaçkë, por ato janë tonat. Territori është pasuria e përbashkët dhe nuk duhet të humbasim kontrollin mbi të”, deklaroi ai.

Protestuesi kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe propozoi krijimin e një Sindikate Kombëtare qytetare, e cila do të ngrihej sa herë që cenohen interesat publike.

Sot duhet një hap që e kthen energjinë e popullit në alternativë. Kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie. Shqipëria nuk ka nevojë për individë që ankohen, por për njerëz që dinë të veprojnë së bashku. Askush nuk do ta ndryshojë Shqipërinë për ne, duhet ta bëjmë vetë”, u shpreh ai.

Protesta para Kryeministrisë vijon të mbledhë qytetarë nga grupmosha dhe shtresa të ndryshme, ndërsa organizatorët këmbëngulin se lëvizja tashmë ka kaluar kufijtë e kundërshtimit të projektit në Zvërnec dhe është shndërruar në një kauzë më të gjerë kundër qeverisë dhe klasës politike shqiptare. Mes thirrjeve që dominuan edhe sot ishin “Rama ik”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e re”.

1 ORE ME PARE

Juristi Romeo Kara i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Ka ardhur koha që ky popull të fitojë dinjitetin e humbur

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,
Romeo Kara në protestë

Juristi mbajti një fjalim të fortë në protestën e 18-të qytetare, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan largimin e qeverisë, fundin e pandëshkueshmërisë dhe një “Shqipëri të re”...

Protesta e 18-të qytetare para Kryeministrisë ka vijuar edhe këtë të shtunë me pjesëmarrjen e aktivistëve, qytetarëve dhe figurave publike që mbështesin lëvizjen e nisur fillimisht kundër projektit në Zvërnec dhe që tashmë është shndërruar në një kauzë më të gjerë kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike.

Mes pjesëmarrësve që iu bashkuan protestës ishte edhe juristi Romeo Kara, i cili mbajti një fjalim me tone të forta, duke e cilësuar lëvizjen si një moment historik për qytetarët e papërfaqësuar dhe të zhgënjyer nga politika.

Nuk ka gjë më të fortë, nuk ka gjë më fituese se një ide të cilës i ka ardhur koha. Jam i bindur plotësisht se ka ardhur koha që ky popull ta kërkojë dhe ta fitojë dinjitetin e humbur në 10 vite”, deklaroi Kara mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të protestuesve.

Sipas tij, protesta përfaqëson zërin e qytetarëve që prej vitesh ndihen të braktisur nga institucionet dhe të pambrojtur përballë lidhjeve mes politikës dhe krimit.

Kjo është tribuna e njerëzve të papërfaqësuar deri tani. Të braktisur nga shteti, të parespektuar, vetëm të sulmuar në mënyrën më amorale nga krimi dhe nga aleanca e politikës lart me krimin”, u shpreh juristi.

Ai theksoi se asnjë organizim politik apo partiak nuk mund të jetë më i fortë se një lëvizje që lind nga vetëdija qytetare dhe dëshira për liri.

Nuk ka organizim më të fortë se ai që nxitet nga shpirti i një populli që do liri. Që tashmë është i vetëdijshëm se nuk ka rrugë tjetër për të jetuar”, tha Kara.

Duke iu drejtuar protestuesve, ai bëri thirrje për qëndresë dhe bashkim përtej bindjeve politike.

Mendoj se nuk duhet të lodhemi kurrë duke kërkuar të drejtat tona, duke qenë bashkë pavarësisht ndasive politike, por që na bashkojnë fryma e dinjitetit dhe fryma e Shqipërisë së lirë. Mos u tërhiqni kurrë nga të drejtat tuaja!”, deklaroi ai.

Në fund të fjalës së tij, Kara e cilësoi protestën si një kapitull të ri në historinë politike të vendit.

Ju këtu po shkruani një faqe të re të historisë së Shqipërisë. Po shkruani të ardhmen dhe jam i sigurt se pas pak kohësh do t’ia ndjeni shijen fitores. Çdo ditë që jemi bashkë, është një fitore”, tha ai.

Tubimi i sotëm u shoqërua edhe me fjalime të tjera të qytetarëve, mes tyre një i sëmurë me kancer që deklaroi se do të qëndrojë ditë e natë para Kryeministrisë deri sa të dëgjohet zëri i protestuesve, si dhe pensionistë që ngritën shqetësime për nivelin e ulët të pensioneve, shpopullimin e vendit dhe gjendjen ekonomike.

Ndërkohë, protestuesit vijuan të artikulojnë kërkesa për dorëheqjen e qeverisë, mbrojtjen e pasurive publike dhe ndërtimin e një modeli të ri politik. “Rama ik”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e sotme para Kryeministrisë.

1 ORE ME PARE

“Zegjine, Zegjine, gjej sa keca jemi ne”, ironia e protestuesve me deputeten e Ramës

 

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,

Zegjine Çaushi, deputete e PS-së, është një prej ligjvënëseve socialiste që ka reaguar lidhur me protestën, e cila është në ditën e 18-të, ndërsa mijëra qytetarë, në mënyrë paqësore, kërkojnë largimin e Edi Ramës si Kryeministër.

Por duket se ligjvënëses së Ramës i janë përgjigjur sot protestuesit përmes një pankarte ironizuese.

“Zegjine, Zegjine gjej sa keca jemi ne”, ishte një nga pankartat që është vendosur në një gardh të improvizuar ku qëndrojnë disa keca që kanë ‘zbritur’ në bulevardin Dëshmorët e Kombit nga zona e Kelmendit.

Deputetja e PS në jo pak raste është bërë meme në rrjetet sociale për shkak të gafave të saj në Kuvend. Edhe më herët, protestuesit kanë ironizuar Çaushin, duke i kujtuar gafat e saj në parlament, teksa në një pankartë shkruhej “3 mijë e 700 mijë e 514 e 8 mijë e 5 protestues…”, duke ironizuar deklaratat dhe përpjekjet për të minimizuar pjesëmarrjen qytetare.

 

2 ORE ME PARE

Nga pazarxhinjtë e Vetingut, te Ilir Shtufi me Xenin, qytetarët godasin me pankartat në protestë

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,
Pankartat nga protesta

Qytetarët vijojnë të godasin me mesazhet në protestë. Çdo ditë ka pankarta të reja, meme të reja, mesazhe të forta të cilat e mbajnë gjallë këtë protestë.

Sot kanë qenë goditëse dy pankarta. Në njërën një qytetar demaskon pazarxhinjtë e vetingut. Në një tjetër denoncojnë lidhjet e Shkëlzen Berishës me Ilir Shtufin e goditur nga SPAK.  

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,

2 ORE ME PARE

“Jemi protestuese strategjike”, një tufë dhish ‘zbresin’ nga Kelmendi poshtë zyrës së Ramës

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,
Tufa e dhive

Jo vetëm “parakalimi i flamingove”, por edhe një tufë dhish, tërhoqën vëmendjen e mijëra protestuesve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, që në ditën e 18-të të protestës kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër.

Dhitë janë sjellë nga Kelmendi, teksa me një gardh të improvizuar, lëvizen nga protestuesit, që kanë menduar të japin një tjetër mesazh për Kryeministrin.

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,

“Jemi protestuese strategjike” është një nga pankartat që qëndron pranë gardhit të dhive, ndërsa duket se ironizohet Kryeministri Edi Rama për investitorët strategjikë.

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,

“Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria” është një tjetër mesazh që i drejtohet Ramës dhe ka lidhje me paketën e Maleve, një projekt të lançuar nga qeveria, por që protestuesit kërkojnë anulimin e tij. 

“Nuk aspirojmë për politikë, duam vetëm ujë në lumë”, “Dhitë bashkohen me flamingot”, janë të tjera mesazhe që i drejtohen Kryeministrit nga gardhi i dhive.

2 ORE ME PARE

Pensionisti shpërthen në protestë: Gjejini një ilaç Ramës që të ikë sa më parë

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,
Pamje nga protesta

Qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të lëvizjes për një “Shqipëri të re” janë mbledhur edhe këtë të shtunë para godinës së Kryeministrisë, në protestën e 18-të radhazi kundër qeverisë dhe klasës politike shqiptare.

Ajo që nisi javë më parë si një reagim kundër projektit të diskutueshëm në Zvërnec është kthyer tashmë në një lëvizje më të gjerë qytetare, e cila shpreh hapur pakënaqësinë ndaj mënyrës së qeverisjes, korrupsionit, emigrimit masiv dhe krizës së përfaqësimit politik në vend.

Në protestën e sotme dominuan sërish thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të politikës tradicionale. “Rama ik”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e re” ishin sloganet më të dëgjuara mes protestuesve të mbledhur përpara selisë së qeverisë.

Organizatorët e konsiderojnë lëvizjen si një reagim qytetar përtej ndasive partiake, duke argumentuar se Shqipëria ka nevojë për një model të ri politik dhe institucional, larg figurave që kanë dominuar jetën politike të vendit gjatë dekadave të fundit.

Mes qytetarëve që morën fjalën ishte edhe një pensionist, deklaratat e të cilit tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve.

Po identifikohem për patronazhistët. Këtë protestë e nis dhe them: anuloni vjedhjet”, tha ai para protestuesve.

I moshuari u bëri thirrje edhe bashkëmoshatarëve të tij që t’i bashkohen protestës.

U bëj thirrje pensionistëve të dalin të mbështesin këtë protestë, se më keq nuk bëhet më”, u shpreh ai.

Në vijim të fjalës së tij, pensionisti përdori edhe një deklaratë ironike në adresë të kryeministrit.

Unë i bëj thirrje një mikut tim që të më gjejë një veteriner, t’i hedhë ilaçin që të ikë më përpara”, tha ai, duke shkaktuar reagime mes protestuesve të pranishëm.

Protesta po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur se qëllimi i tyre është ndërtimi i një lëvizjeje qytetare që kërkon ndryshim të thellë politik dhe institucional në vend.

 

2 ORE ME PARE

Nga parakalimi i flamingove te mesazhi i Mehdi Malkajt; çfarë ndodh në protestën qytetare

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,
Parakalimi i flamingove

Disa mijëra qytetarë vijuan edhe sot protestën e tyre kundër kastës politike në vend, ndërsa i bënë thirrje Edi Ramës të dorëhiqet nga posti i Kryeministrit. Në ditën e 18-të të protestës qytetare nuk kanë munguar pankartat pikante, por edhe një “parakalim” i dhjetra të rinjve që mbanin në duar flamingo, që janë kthyer në një simbol të atij që po konsiderohet si revolucioni i të rinjve.

Disa dhjetra të rinj mbanin në duar flamingo, duke krijuar një formacion, duke i shtuar kështu protestës një element të ri.

Ky ishte momenti kur protestuesit kanë përshëndetur në një mënyrë origjinale amendamentin e Parlamentit Europian për Shqipërinë lidhur me mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe abrogimin e ligjit të vitit 2024. 

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,

Ndërkohë nga podiumi i improvizuar i është kërkuar qytetarëve që t’I bashkohen protestës deri në largimin e Edi Ramës si Kryeministër.

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, janë tashmë thirrjet më të shpeshta të protestuesve.

Ndërkohë aktori i njohur Mehdi Malkaj zgjodhi të japë një mesazh inkurajues për protestuesit para Kryeministrisë.

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,

“Gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!”, tha Malkaj, mesazh që u prit me ovacione.

 

 

2 ORE ME PARE

Mehdi Malkaj nga protesta: Për dashurinë jap jetën, për atdheun, dashurinë!

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,

Aktori Mehdi Malkaj është bërë sërish pjesë e protestës së qytetarëve të cilët protestojnë kundre kastës së vjetër politike. Në fjalën e tij para Kryeministrisë, Malkaj dha një mesazh të fortë.

“Për dashurinë jap jetën, por për atdheun jap dashurinë!”, tha Malkaj, i cili shtoi se gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli.

Nga ana tjetër, një prej aktivisteve, Luçiana Kokaj, në fjalën e saj u shpreh se sot do ngremë zërin edhe për gjyshërit dhe pensionistët, shtresën më të nëpërkëmbur nga ky sistem.

“Ne menduam që sot të ngremë zërin për gjyshërit tanë për shtresën që ky sistem e ka trajtuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Në familjet tonë nuk ka një gjysh që jeton me dinjitet me pensionin e tij. Varet nga fëmijët e vet, për të dhënë lek nga mërgimi për ilaçet. Ndaj sot ka qenë një thirrje shumë e bukur merr gjyshin në protestë. Sot do ngremë zërin shumë fort për gjithë gjyshërit tanë. Që mundi i tyre të shpërblehet. Rama jepe dorëheqje!”, tha ajo.

 

2 ORE ME PARE

“Kultura dhe arti, në ditën më të keqe”, protestuesi: Ta dërgojmë Ramën në azil politik!

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,

Prej 18 ditësh qytetarët kanë artikuluar problematika të fushave të ndryshme ekonomike dhe sociale. Sot një prej protestuesve tha se është në këtë protestë sepse nuk ka ku dërgon fëmijët pasi nuk ka cirk, teatër dhe qendra kulturore dhe se kultura është në ditën më të keqe.

Qytetari tha se Edi Rama po mendon se ku do të arratiset dhe se ata duhet ta çojnë atë në azil politik.

“Ditët e fundit jemi aq shumë sa Rama jo vetëm e ka menduar dorëheqjen, por po mendon se ku do të arratiset. Shqipëria meriton më shumë se korrupsioni dhe vjedhja e pronave.

Jam këtu sepse arti dhe kultura është në ditën më të keqe. Nuk ka prind që nuk mendon se ku do të çojë fëmijët. U shkatërrua cirku, Teatri Kombëtar u shemb, nuk kemi qendra kulturore. Ndaj sot u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen dhe të bashkohen, ta çojmë Ramën në azil politik”, tha ai.

3 ORE ME PARE

Qytetarët 18 ditë në shesh kundër kastës së vjetër politike, mijëra persona sërish para Kryeministrisë

Minutë pas minute/ 18 ditë rezistencë në shesh,
Nis marshimi drejt Kryeminisitrisë

Si çdo ditë tjetër, protesta edhe sot është shoqëruar me pankarta dhe meme...

Ka nisur protesta e 18-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe kastës së vjetër të politikës. Protestuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës dhe kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë duke brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”.

Grumbullimi ditën e sotme nisi në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, pas ndryshimit të orarit nga organizatorët. Gjatë marshimit, protestuesit janë dëgjuar të thërrasin në kor; “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet”, si dhe slogane të tjera kundër klasës politike.

Si çdo ditë tjetër, protesta edhe sot është shoqëruar me pankarta dhe meme, lidhur me dorëheqjen e kryeministrit dhe problemeve në vend.

Pas tubimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit pritet të marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës.

Vlen të theksohet se në ditët e tjera, manifestime të ngjashme janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Durrësin, Shkodrën dhe Pogradecin. Po ashtu tubime mbështetëse janë mbajtur edhe nga komunitetet shqiptare jashtë vendit.



1 Komente

  1. U
    Usa

    E kuptoj qe Rama te largohet, po Berisha nga ku te largohet?

    Lini një Përgjigje