TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES30 Qershor 2026, 14:00

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi: Lironi protestuesit

Shkruar nga Pamfleti
1 ORE ME PARE

Protestuesit zhvendosen para Policisë së Tiranës, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve: Qytetarët të na bashkohen

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:
Protestuesit zhvendosen para Policisë së Tiranës

Pas tensioneve të regjistruara para Kuvendit, protestuesit janë zhvendosur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës që u zhvillua paralelisht me seancën plenare.

Një prej pjesëmarrësve u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës t'u bashkohen protestuesve, duke njoftuar se tubimi do të vijojë përpara godinës së policisë deri në lirimin e të shoqëruarve.

"Kemi një thirrje për të gjithë qytetarët e Tiranës. Protesta do të bëhet këtu. Shokët tanë janë këtu, protestë më paqësore dhe më të bukur.

Në ndihmë të këtyre çunave, në ndihmë të Shqipërisë e të vendit. Bashkohuni me ne", tha ai, ndërsa përsëriti kërkesën për lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia.

1 ORE ME PARE

Tensionet dhe arrestimet te Kuvendi, protestuesit marshojnë drejt Policisë së Tiranës

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

Protestuesit po marshojnë në drejtim të Policisë së Tiranës, atje ku dyshohet se janë shoqëruar disa nga qytetarët, mes të cilëve dhe Dritan Goxhaj, që u ndaluan dhunshëm nga uniformat blu, teksa po protestohej para Kuvendit të Shqipërisë.

Me thirrjet “lironi të arrestuarit”, protestuesit janë zhvendosur nga Parlamenti te Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës. Nuk dihet ende se sa persona janë shoqëruar nga policia lidhur me protestën e zhvilluar te Parlamenti, ku nuk kanë munguar edhe incidentet e vogla, përfshi goditjen me vezë të makinave të deputetëve dhe ministrave.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

“Lironi protestuesit, lironi protestuesit”, janë thirrjet që një grup qytetarësh kanë hedhur në drejtim të Policisë, të cilën e kanë konsideruar si “një turp”.

"Mos na provokoni", ishte një tjetër thirrje e qytetarëve drejtuar policisë.

Ndërkohë nga policia ende nuk ka një informacion zyrtar lidhur me ndalimet, apo mbi numrin e personave që u shoqëruan.

 

 

2 ORE ME PARE

Protesta te Kuvendi, policia nis arrestimet; përplasje të dhunshme, ndalohet edhe Dritan Goxhaj

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

Policia ka nisur arrestimet në protestën që po zhvillohet para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa veprimet e saj konsiderohen të turpshme dhe kriminale.

Policia ndërhyri pasi nga protestuesit u hodhën vezë në drejtim të disa deputetëve dhe makinave të tyre, ndërsa u tentua të kalohej edhe një gardh metalik, i vendosur nga forcat e rendit.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

Janë disa protestues që janë shoqëruar nga policia, mes të cilëve edhe Dritan Goxhaj.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

Ata janë shoqëruar në komisariatet nr.2 dhe nr.4 të Tiranës, bashkë me protestues të tjerë që u ndaluan nga forcat Shqiponja dhe ato të FNSH-së.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:



 

2 ORE ME PARE

“Nuk na përfaqësoni”, protestuesit godasin me vezë Gjin Gjonin

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

“Nuk na përfaqësoni”, ishte thirrja që protestuesit, të cilët prej orës 10:00 ndodhen te Parlamenti, i drejtojnë deputetëve, pavarësisht nëse ata janë të mazhorancës apo opozitës.

Pavarësisht masave që policia ka marrë duke siguruar një rrugë-kalim për ligjvënësit, në mënyrë që ata të hyjnë dhe dalin nga Parlamenti, nuk kanë munguar incidentet.

Në momentin që deputeti demokrat Gjin Gjoni ka lënë mjediset e Kuvendit në drejtim të tij është qëlluar me vezë. Deputeti ka reaguar me nervozizëm, por nga protestuesit janë dëgjuar thirrjet “nuk na përfaqësoni”.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

2 ORE ME PARE

“Analfabetë, turp”, vijon protesta para Kuvendit; Policia krijon korridor kalimi për deputetët

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:
Protesta

Prej 3 orësh, qytetarët po zhvillojnë protestën para Parlamentit, ndërsa po zhvillohet seanca plenare, e cila është shoqëruar me debate.

Protesta është në kuadër të “revolucionit flamingo”, sikundër është pagëzuar revolta qytetare kundër klasës politike në tërësi dhe Kryeministri Edi Rama në veçanti.

Dhjetra forca policore, përfshirë edhe ato të FNSH-së, kanë ndërhyrë duke krijuar një korridor që u jep mundësinë deputetëve të dalin nga Parlamenti, ndërsa protestuesit në disa raste kanë hedhur vezë dhe bidona me ujë ndaj automjeteve të ministrave dhe deputetëve.

“Turp, turp, turp”, ishin thirrjet që protestuesit kanë hedhur ndaj Policisë, teksa kjo e fundit detyroi qytetarët që të zhvendosen nga rruga, duke çliruar në këtë mënyrë aksin rrugor.

“Parlamenti i krimit” dhe “Parlamenti në kosh” ishin të tjera thirrje të protestuesve, që kërkojnë prej ligjvënësve të dorëzojnë mandatet, ndërsa Kryeministrit i kërkojnë dorëheqjen.

“Nuk ua lirojmë rrugën hajdutëve dhe analfabetëve. Kjo është tokë publike, e jona, nuk e lirojmë”, tha një protestues, ndërkohë në kor u bënë thirrje kundër patronazhistëve.

3 ORE ME PARE

Tensione para Kuvendit, policia dhe FNSH shtyjnë protestuesit për t'i hapur rrugë Albana Koçiut

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:
Tensione para Kuvendit

Policia dhe FNSH shtyjnë protestuesit për t'i hapur rrugë makinës së Albana Koçiut...

Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kuvendit u përshkallëzua në tensione, pasi një grup protestuesish bllokuan hyrjet e godinës, duke vështirësuar daljen e deputetëve dhe ministrave gjatë zhvillimit të seancës plenare.

Në momentin kur disa deputetë dhe anëtarë të qeverisë dolën nga Parlamenti, protestuesit i pritën me thirrje dhe hodhën vezë në drejtim të tyre. 

Siç shihet edhe nga pamjet, efektivët kanë shtyrë protestuesit për t’i hapur rrugë automjetit të një prej anëtarëve të qeverisë, konkretisht zv kryeministres Albana Koçiu.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

Më herët, protestuesit kanë shënjestruar me thirrje dhe vezë deputetët e ministrat që dilnin nga Kuvendi, duke i ndjekur në disa raste, mes tyre edhe deputetin Tërmet Peçi.

Për shkak të situatës, pati disa përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët u përpoqën të krijonin korridore sigurie për lëvizjen e zyrtarëve. Më pas në zonë mbërritën edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) për të hapur rrugën dhe për të rikthyer normalitetin.

Protestuesit, të cilët kanë nisur tubimin që në orën 10:00, paralelisht me seancën plenare, bllokuan të tre hyrjet e godinës së Kuvendit, përfshirë edhe hyrjen kryesore. Policia u përplas disa herë me turmën, duke shtyrë protestuesit në përpjekje për të liruar hyrjet.

Gjatë gjithë protestës u dëgjuan thirrje si "Poshtë diktatura!", "Parlament i krimit!" dhe "Anuloni ligjet!", ndërsa protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

Pavarësisht temperaturave të larta, protesta vijoi për më shumë se dy orë para godinës së Kuvendit, nën masa të shtuara sigurie dhe praninë e forcave të rendit.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

 

4 ORE ME PARE

“Parlamenti i krimit”, protestuesit-deputetëve: Dorëzoni mandatet (Video)

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:
Protesta para Kuvendit

Prej më shumë se 90 minutash, nën thirrjet “Parlamenti i krimit”, me qindra qytetarë po zhvillojnë një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, atje ku po zhvillohet edhe seanca plenare.

Protesta është në vijim të atij që njihet tashmë si “revolucioni flamingo” që nisi prej 1 muaji dhe çdo pasdite mijëra qytetarë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës. Revolta qytetare i drejtohet të gjithë klasës politike në vend që në 35 vjet ka mbajtur peng zhvillimin dhe është pasuruar duke grabitur pronat publike, por jo vetëm.


“Parlamenti në kosh”, është një tjetër thirrje që protestuesit hedhin gjatë protestës, ndërsa një pjesë e qytetarëve ndodhen në hyrjen e Kuvendit nga ana e rrugës së Elbasanit, ndërsa të tjerë qëndrojnë në hyrjen nga zona e Kalasë.

Protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve, ndërsa deputetëve i është kërkuar të dorëzojnë mandatet.

Në dallim nga protestat që zhvillohen te Kryeministria, në protestën e sotme para Kuvendit, policia kishte marrë masa, duke krijuar një rrip sigurie, teksa dhjetra efektivë ndodhen në gadishmëri.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

 

 

4 ORE ME PARE

Tensione në protestë, vezë drejt Parlamentit; tentohet të çahet kordoni i policisë me një kazan plehrash

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:
Protesta para Kuvendit

Me pankarta, parulla dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit u mblodhën para Parlamentit gjatë zhvillimit të seancës plenare.

Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me tensione, ndërsa protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të godinës së Parlamentit, ku po zhvillohej seanca plenare.

Me qindra qytetarë u grumbulluan përpara Kuvendit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Pavarësisht temperaturave të larta, protestuesit vijuan tubimin me pankarta dhe thirrje kundër mazhorancës dhe Kuvendit.

"Poshtë diktatura!", "Parlament i krimit!", "Parlament analfabet!" dhe "Anuloni ligjet!" ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë protestës.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

Protestuesit iu përgjigjën edhe deklaratës së bërë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili iu drejtua protestuesve me shprehjen "F*ck you!". Nën ritmet e këngës së njohur të grupit Queen, "We Will Rock You", ata brohoritën në kor: "Rama, Rama, f*ck you!".

Mes parullave të mbajtura në protestë u panë edhe mesazhe si "Shqipëria kërkon revolucion", "F*ck you Parlamenti", si dhe "Rama në burg, Berisha në burg", duke shprehur pakënaqësi si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj klasës politike në tërësi.

Disa protestues kanë vendosur një kazan plehrash pranë derës së Kuvendit. Veprimi është shoqëruar me thirrje: “Këtu e keni vendin!”

Po ashtu protestuesit dëgjohen duke hedhur thirrje kundër kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Sali Berisha: “Rama n’kosh, Berisha n’kosh”.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

Ndërkohë studentët kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të protestuar. Ata kanë një thirrje edhe për policinë, për të cilën theksojnë se veprojnë me dy standarde.

“Jemi kundër dy standardeve. Nuk duhet të procedohen studentët, ndërsa makinat bllokojnë rrugët e Tiranës, bllokojnë trafikun. Jemi në protestë dhe i kemi të qartë kërkesa. Gjoba deputetëve dhe mos procedoni studentët”, shprehen ata.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

Protesta u zhvillua paralelisht me seancën plenare të Kuvendit dhe u organizua në kuadër të vijimit të tubimeve kundër qeverisë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

5 ORE ME PARE

"Parlament i krimit", protestuesit rrethojnë Kuvendin para nisjes së seancës plenare

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:
Protestuesit rrethojnë Kuvendin

Me thirrjet "Parlament i krimit, parlament analfabet", protestuesit kanë nisur grumbullimin para godinës së Kuvendit, aty ku në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca e radhës plenare.

Ashtu siç ishte paralajmëruar në protestën e 30-të kundër kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë vijuar edhe sot aksionin e tyre protestues, duke u mbledhur që në orët e para të mëngjesit përpara Parlamentit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit janë dëgjuar gjithashtu thirrje edhe kundër opozitës, si "Opozitë e shitur", "Ju erdhi fundi" dhe "Rama në burg, Berisha në Burg", ndërsa në hyrje të Kuvendit janë parë deputetë të opozitës duke hyrë në godinën ku do të zhvillohet seanca plenare.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

 

7 ORE ME PARE

Kuvendi në seancë plenare, deputetët nën "rrethimin" e protestuesve: Ju s'na përfaqësoni

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:
Kuvendi

Në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare, është paralajmëruar një protestë para godinës së Parlamentit

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 30 qershor, në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të miratojnë fillimisht procesverbalin e seancës së kaluar dhe do të vijojnë me njoftimet, ndërsa pika kryesore e seancës është shqyrtimi i projektligjit "Për kontrollet zyrtare dhe aktivitetet e tjera zyrtare", që synon garantimin e zbatimit të legjislacionit për ushqimin, ushqimin për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe mbrojtjen e shëndetit të bimëve dhe produkteve për mbrojtjen e tyre.

Në vijim, Kuvendi do të shqyrtojë një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura për vitin 2025. Mes tyre janë Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamenti i Administratës Publike, Autoriteti i Konkurrencës, Komisioni i Prokurimit Publik, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, si dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Në fund të seancës janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Ndërkohë, në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare, është paralajmëruar një protestë para godinës së Parlamentit, nën sloganin "Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi".

Protesta është njoftuar nga organizatorët e tubimeve të përnatshme, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë bërë me dije se aksioni protestues do të vijojë edhe në mbrëmje, në orën 19:00, me grumbullimin e qytetarëve në sheshin "Skënderbej" dhe marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Autoritetet pritet të marrin masa për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e qarkullimit në zonën përreth Parlamentit dhe në akset ku do të zhvillohen protestat.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

Rendi i ditës:

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 15 qershor – 3 korrik 2026,

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 30.6.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.6.2026.

Njoftime.

Projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitetet të tjera zyrtare, të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2025”.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:Vezë, përplasje dhe arrestime gjatë protestës te Kuvendi:

Lini një Përgjigje