TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Qershor 2026, 15:29

Rama vijon me sulmet: PE ndau ‘shapin’ e stuhisë të dizinformimit nga ‘sheqeri’ i zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë

Shkruar nga Pamfleti
Rama vijon me sulmet: PE ndau ‘shapin’ e stuhisë të
Edi Rama

Kryeministri reagoi pas votimit në Parlamentin Europian, duke thënë se amendamenti që lidhte projektin në Zvërnec me zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë nuk mori mbështetjen e shumicës së eurodeputetëve.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit në Parlamentin Europian të amendamenteve të propozuara në kuadër të Rezolutës për Shqipërinë, duke theksuar se eurodeputetët rrëzuan një amendament që, sipas tij, përpiqej të lidhte zhvillimin e planifikuar në Zvërnec me zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi dy dokumente nga procedura e amendamenteve në Parlamentin Europian. Në njërin prej tyre shfaqet një amendament që, sipas kryeministrit, është rrëzuar nga shumica e eurodeputetëve, ndërsa në tjetrin paraqitet një amendament tjetër që shpreh shqetësime për zhvillimet në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë dhe kërkon respektimin e standardeve europiane të mbrojtjes së mjedisit.

Ja edhe Parlamenti Europian e ndau ‘shapin’ e stuhisë digjitale të dizinformimit nga ‘sheqeri’ i zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë”, shkroi Rama.

Kreu i qeverisë tha se mbështetja e institucioneve europiane për procesin e integrimit të Shqipërisë dëshmon, sipas tij, vlerësimin pozitiv për ecurinë e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në reagimin e tij, Rama akuzoi kundërshtarët e projektit se po e përdorin çështjen për qëllime politike, duke iu referuar protestave të zhvilluara javët e fundit për mbrojtjen e mjedisit në zonën e Zvërnecit dhe Vjosë-Nartës.

Flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standardeve të Bashkimit Europian”, u shpreh kryeministri.

Sipas Ramës, zhvillimi i projektit do të vijojë në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet europiane të mbrojtjes së mjedisit, ndërsa ai ritheksoi angazhimin e qeverisë për të çuar përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

rama narte

1 Komente

  1. A
    Anna Anna

    Europa është e korruptuar!Fakti që janë arrestuar dhjetëra deputetë të parlamentit evropian për korrupsion këtë gjë tregon!Fakti tjetër që Marta Kos puthet me ty para çdo takimi të BE këtë tregon:Ti i jep miliona euro ???? kësaj të korruptuar dhe ajo t'a shpërblen!O Tradhtar i Kombit Shqiptar!Si mund të hyjmë në BE kur pensionistët kërcënohen me Gogolin e Urisë?!O Faqezi ???? Kërcënimi i popullit shqiptar me Gogolin e Urisë quhet ndryshe:Krim Kundër Njerëzimit sipas OKB-SË ????! Prandaj zhduku nga arena politike dhe mos të ta shoh bojën Ty faqezi ????????

    Lini një Përgjigje