TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 18:08

U shoqëruan gjatë tensioneve në protestë, shkon në 8 numri i të arrestuarve!

Shkruar nga Pamfleti
U shoqëruan gjatë tensioneve në protestë, shkon në 8
Foto ilustruese nga tensionet në protestë

Katër të arrestuar ndodhen në Komisariatin nr. 4, ndërsa katër të tjerë në Komisariatin nr. 1.

Ka shkuar në tetë numri i personave të arrestuar pas tensioneve të regjistruara paraditen e kësaj të enjteje gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit.

Katër prej të arrestuarve po mbahen në Komisariatin nr. 4 në Tiranë, ndërsa katër të tjerë në Komisariatin nr. 1.

Në Komisariatin nr. 4 ndodhen Besard Kajmi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni dhe Durim Bami. Mes tyre është edhe aktivisti Gent Progni.

Ndërkohë, 12 persona të tjerë vijojnë të mbahen në Komisariatin nr. 3 me statusin e personave të shoqëruar.

Arrestimet u kryen pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë tubimit para Kuvendit. Më herët gjatë ditës, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën pas incidenteve të regjistruara, ndërsa nga përplasjet mbetën të lënduar efektivë policie dhe protestues.

 

dhuna ne proteste perplasje shoqërime masive për ngjarjen

Lini një Përgjigje