TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2026, 17:48

“Neomalësorja” reagon pas përplasjeve para Kuvendit: Një shtet që përdor dhunë po demonstron pafuqinë e vet!

Shkruar nga Pamfleti
“Neomalësorja” reagon pas përplasjeve para Kuvendit:
Marjana Koçeku

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit, ku u shoqëruan disa protestues.

Koçeku shpreh se e ka ndjekur me shqetësim ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve, duke e cilësuar dhunën si të vetmin mesazh që, sipas saj, pushteti po u përcjell qytetarëve.

Sipas Koçekut, përdorimi i forcës ndaj qytetarëve nuk është tregues i forcës së shtetit, por i mungesës së argumenteve për t'iu përgjigjur pakënaqësisë qytetare.

Deputetja shton se një shtet që zgjedh t'i përgjigjet protestës me dhunë, sipas saj, nuk demonstron forcë, por pamundësi për të bindur qytetarët.

"Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna. Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit. Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë. Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë", shprehet deputetja.

marjana koçeku protesta perplasjet

Lini një Përgjigje