TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2026, 17:32

“Rama në burg, Berisha në burg”, të rinjtë e PD i bashkohen zyrtarisht protestës: Dilni për familjen

Shkruar nga Pamfleti
“Rama në burg, Berisha në burg”, të rinjtë e PD
Të rinjtë e FRPD

Të rinjtë e PD-së do i bashkohen zyrtarisht protestës qytetare, e cila prej 11 ditësh zhvillohet në Tiranë dhe është shtrirë në disa qytete të vendit, por edhe kryeqendra europiane, ku diaspora mbështet protestuesit në Shqipëri.

Në një deklaratë për median një grup të rinjsh thanë se nuk është koha për dallime mes njëri tjetrit pasi Shqipëria sot është në pikën më kritike të ekzistencës së vet.

Nikola Kedhi tha se sot nuk është koha për dallimet mes njëri-tjetrit. “Ajo që na bashkon është më e madhe sesa ajo që na ndan. Shqipëria sot është në pikën më kritike të ekzistencës së vet”, theksoi Kedhi. Në emër të FRPD ai theksoi se sot arsimi, shëndetësia, mjedisi janë të shkatërruar, ndërsa ka pasiguri jete dhe pasiguri juridike.

“Këto janë çështje që shqetësojnë çdo qytetar shqiptar. Nuk janë çështje që na dallojnë në të majtë dhe në të djathtë, të angazhuar dhe të paangazhuar, apo të anshëm dhe të paanshëm. Ndaj ne kemi sot një thirrje për çdo qytetar shqiptar, për çdo demokrat, çdo të ri, veçanërisht, të djathtë apo të majtë, të angazhuar apo të paangazhuar, që të jetë në shesh sot dhe çdo ditë për ta kthyer Shqipërinë, për të ngritur zërin dhe për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë tonë sërish”, theksoi Kedhi.

Ndërsa Andia Ulliri duke iu drejtuar të rinjve dhe të rejave, por edhe ccdo qytetari për të dalë në sheshe dhe rrugë tha se duhet të protestojmë për të gjitha kauzat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë.

Vendimi i FRPD për t’iu bashkuar protestës qytetare vjen në një kohë kur ajo ka marrë mbështetjen edhe nga kreu demokrat Sali Berisha, edhe pse protestuesit nga momenti i parë, kanë kthyer në parrullë kryesore “Rama në burg, Berisha në burg”.

Ajo që dihet është se deri më tani të vetmit flamuj që kanë shoqëruar protestën janë ato kombëtarë, ndërsa në ditët e para ka pasur akuza dhe kundërakuza mes disa prej eksponentëve të protestës dhe disa zyrtarëve të PD-së.

frpd protesta bulevardi

1 Komente

  1. q
    qrg

    Juve nuk ju voton as nona e baba..rrini ne shtepi, nuk eshte pune per parazite kjo

    Lini një Përgjigje