TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Qershor 2026, 09:10

Kurti: Jemi të gatshëm për zgjedhje çdoherë

Shkruar nga Pamfleti
Kurti: Jemi të gatshëm për zgjedhje çdoherë
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se partia që drejton nuk ka qenë e interesuar për zgjedhje të reja gjatë këtij viti. Kurti tha se VV-ja është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, por jo gjatë këtij viti.

“Ne jemi të gatshme për zgjedhje çdoherë, por jo këtë vit”, tha ai.

Duke folur për rezultatin zgjedhor dhe mundësinë e bashkëqeverisjes, Kurti u shpreh se një parti që fiton mbi gjysmën e votave nuk ka arsye të ftojë subjektet e tjera në qeverisje.

“Kjo do të ishte deformim i vullnetit të popullit”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ka zhvilluar takime me liderët opozitarë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike, duke shtuar se ka qenë i vetmi që ka bërë oferta lidhur me çështjen e Presidentit, shkruan Kanal10.

“I thamë opozitës që kanë 37 deputetë të sjellë propozimin për kandidatë për President dhe ne u ofrojmë nënshkrimet, por opozita u tregua arrogante”, ka thënë Kurti.

kurti kosova zgjedhje

Lini një Përgjigje