TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Korrik 2026, 12:18

U shpall fajtor për abuzim seksual dhe shpifje, Donal Trump detyrohet t’i paguajë 5.6 milionë dollarë shkrimtaresh

Shkruar nga Pamfleti
U shpall fajtor për abuzim seksual dhe shpifje, Donal Trump detyrohet
U shpall fajtor për abuzim seksual dhe shpiftje, Donal Trump detyrohet t’i paguajë 5.6 milionë dollarë shkrimtaresh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ekzekutuar pagesën prej më shumë se 5.6 milionë dollarësh ndaj shkrimtares E. Jean Carroll, në zbatim të vendimit të gjykatës që e shpalli përgjegjës në një proces civil për abuzim seksual dhe shpifje.

Lajmi u konfirmua nga avokatja e Carroll, Roberta Kaplan, e cila bëri të ditur se klientja e saj tashmë ka marrë shumën e plotë, e cila përfshin dëmshpërblimin e caktuar nga juria dhe interesat e krijuara gjatë periudhës së apelimit.

"Jemi të kënaqur të njoftojmë se ajo ka marrë pagesën e akorduar nga juria si rezultat i këtij vendimi", deklaroi Kaplan.

Trump kishte kërkuar pezullimin e ekzekutimit të pagesës, me synimin për ta çuar çështjen në Gjykatën e Lartë të SHBA-së. Megjithatë, gjykatësi që trajtonte dosjen urdhëroi javën e kaluar lirimin e fondeve, duke i hapur rrugë përfundimit të procedurës financiare.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të presidentit amerikan nuk kanë dhënë asnjë reagim publik lidhur me zhvillimin më të fundit.

Çështja lidhet me akuzat e ngritura nga E. Jean Carroll, ish-kolumniste e njohur, e cila pretendon se Trump e sulmoi seksualisht në mesin e viteve 1990 në një dhomë prove të dyqanit luksoz Bergdorf Goodman në Manhattan. Më vonë, ajo ngriti edhe një padi për shpifje, pasi Trump mohoi publikisht akuzat në platformën e tij Truth Social.

Në vitin 2023, një juri federale në Nju Jork vendosi në favor të Carroll, duke i akorduar 5 milionë dollarë dëmshpërblim. Gjatë gjithë procesit, Trump ka vijuar t'i mohojë akuzat, ndërsa fondet e vendosura nga gjykata mbetën të bllokuara deri në përfundimin e procedurave të apelimit.

donald trump demshperblim jean carroll

Lini një Përgjigje